E Diel, 1 Nëntor 2026

“Philips” vjen në Shqipëri me produktet e ndriçimit



TIRANË - Ndriçimi është pjesë e përditshmërisë tonë dhe ndikon drejtpërdrejt në jetën tonë. Të lexosh, të shohësh, të ushqehesh, të dalësh në verandë apo në kopshtin para shtëpisë, është e nevojshme që të ketë dritë. Por, nuk shtrohet çështja thjeshtë të kesh dritë; sipas hapësirave apo kushteve të caktuara kërkohet një sistem ndriçimi i caktuar. Të gjitha këto dilema i ofron për zgjidhje kompania e njohur në tregjet botërore “Philips Consumer Luminaires Export” e cila prezanton për herë të parë tendencat evropiane në fushën e ndriçimit. Përmes partnerit të tij ekskluziv në Shqipëri, Loka Glow”, sot do të ofrohen për ekspertët e këtij tregu, përfshirë edhe arkitektët, projektuesit, apo ndërtuesit të gjitha modelet dhe prirjet bashkëkohore të kësaj fushe. Por, jo vetëm kaq. Sot kostoja e energjisë që harxhojmë për ndriçimin zë një buxhet të rëndësishëm në xhepat e shqiptarëve. Në këtë rast, “Philips Consumer Luminaires Export” sjell për konsumatorin produkte apo edhe llampa ekonomike, të cilat harxhojnë shumë herë më pak se ato që përdorim rëndon në shtëpitë tona.

Prezantimi

“Ditën e enjte, më datë 23 tetor 2008, ora 17.00 në Hotel Tirana International organizojmë workshopin me temë “Tendencat e reja në tregun evropian të ndriçimit”, - thonë burimet zyrtare të “Philips Consumer Luminaires Export” me qendër në Bruksel. Përmes përfaqësuesit të tyre në Tiranë, firmës “Loka Glow”, ky është rasti më i mirë për konsumatorët shqiptarë, por edhe për ekspertët e projektimeve dhe të arkitekturës që të njihen me llojshmërinë dhe cilësinë e këtyre produkteve. Tashmë kanë hyrë në tregun tonë markat më të njohura ndërkombëtare Massive, Bright, Trio Light, Ilirio, Top Selection, të gjitha të certifikuara sipas standardeve evropiane. Organizatorët e këtij aktiviteti kanë ftuar kompani të njohura shqiptare në këtë sektor, studio arkitekture dhe projektimi, arkitektë dhe inxhinierë të kompanive të ndryshme të ndërtimit dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit në vendin tonë. Sipas tyre, ky është rasti më i mirë për tu njohur jo vetëm me produktin, por me tendencën sot, e cila kushtëzohet nga standardet, ritmet e zhvillimit dhe vendi ku jetojmë. Mikhail Danielachvili, menaxheri i shitjeve në sektorin e eksportit, Philips Consumer Luminaires”, do të parashtrojë të gjithë këto prirje në zhvillimin e këtij sektori, por do të flasë me ekspertë të fushën sesi mund të aplikohet në tregun vendas.

Produkte dhe stil

Kjo kompani, duke përfshirë nën ombrellën e saj shumë marka të njohura, ofron një sërë produktesh në të gjitha fushat dhe sektorët ku përdoret ndriçimi. Në koleksionet e brendshme vijnë për konsumatorët produkte të ndriçimit dekorativ, ndriçimit të zyrave, ndriçimit të mureve dhe tavaneve, spote të ndryshme. Në këtë segment produktesh, “Philips” ka menduar për kuzhinat, banjat, dhomat e gjumit për të rritur dhe fëmijë, në lokale e pup-e dhe deri tek ndriçimet e qendrave të biznesit apo mjediseve të jashtme. Por, edhe kopshtet dhe rrugicat e vilave me koleksionin e ndriçimit të jashtëm. Mbi të gjitha, futja në përdorim të gjerë të llambave ekonomike, të cilat shpenzojnë shumë pak energji dhe kursejnë buxhetin e shqiptarëve të varfër nga faturat e KESH-it. Të gjitha këto nuk kanë thjeshtë qëllime funksionale, por janë moderne, kanë stil dhe harmoni në mjediset ku jetojmë, punojmë dhe zbavitemi. Shqiptarët e kanë njohur deri më tani këtë emër në shumë fusha, por kësaj radhe do të provojnë markën dhe famën e tij edhe në fushën e ndriçimit.

“Philips” gjen partnerin në Shqipëri

Partneri ekskluziv i “Philips Consumer Luminaires Export” në Shqipëri është “Loka Glow Sh.p.k”. Më një eksperiencë disa vjeçare në tregtimin e produkteve të ndriçimit, tani ajo sjell për tregun shqiptarë, jo vetëm në Tiranë, por tashmë edhe në rrethe, me sallone dhe dyqane, së bashku me partnerët e tij vendas vetëm produkte të “Philips Consumer Luminaires”, të cilat përfshijnë markat e njohura të Fhipils, Massive, Bright, Esseo, Top SELECTION, Iirio.

TENDENCAT
Modernitet
Harmoni
Stilizim
Thjeshtësia
Ngjyrat të ngrohta

23 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›