Pi fotoksinë, në rrezik për jetën 14-vjeçarja
Pi fotoksinë, përfundon në Spitalin Ushtarak në Tiranë 14-vjeçarja nga fshati Gjoçaj, i Rrethit të Peqinit. E mitura, me inicialet D.P. është dërguar nga familjarët me urgjencë për trajtim më të specializuar, ndërkohë që mësohet se gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e vetëhelmimit, por mendohet se vajza ka qenë duke kaluar një gjendje depresive. Ky mbetet rasti i parë që një vajzë e kësaj moshe në Prefekturën e Elbasanit tenton të vetëflijohet në këtë mënyrë. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.