Pierre Lellouche: Koalicioni i ri qeverisës, shenjë e qartë e pjekurisë demokratike në Shqipëri

Sekretari francez i shtetit, Pierre Lellouche vlerëson koalicionin qeveritar PD-LSI
Franca ka shprehur vlerësimin e saj për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, duke njohur legjitimitetin e tyre dhe frymën e theksuar demokratike që shoqëroi të gjithë procesin. Sekretari francez i Shtetit, Pierre Lellouche gjatë një interviste për mediat shqiptare ka shprehur konsideratën e tij më të lartë për zhvillimin e mirë të zgjedhjevë të përgjithshme në vend, e njëherazi duke përshëndetur koalicionin e ri qeverisës PD-LSI. “Zgjedhjet e 28 qershorit u përshëndetën nga BE, i cili është vënë në dijeni nga raporti final pozitiv i nxjerrë nga misioni i vëzhguesve të OSBE-së. Me koalicionin e ri që doli, demokracia shqiptare ka arritur për më tepër jnë shkallë të re pjekurie”, është shprehur Lellouche. Sipas tij, opozita shqiptare duhet të nxjerrë mësime nga homologet e saj perëndimore, pasi stabiliteti i jetës demokratike në respketim të rregullave dhe demokracisë që dallon fitimtarët nga të mundurit gjatë një zgjedhjeje, janë kushtet themelore për pjesëmarrjen e Shqipërisë në BE. Zyrtari i lartë francez iu referua edhe procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Në këtë aspekt Lellouche, se Shqipëria e ka rrugën të hapur për të përfituar sa më shpejt nga hyrja në “Schengen”. Lidhur me arritjen e standardeve në këtë drejtim, ministri Lollouche vlerësoi punën e çmuar të qeverisë në sigurimin e dokumenteve të identitetit, sigurimi i kufijve, tashmë të njohura. Ministri francez dha garancinë e tij se Franca do të japë kontribut të rëndësishëm në përfitimin e Shqipërisë nga lëvizja e lirë, ndërsa theksoi se dita kur shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në BE, do të jetë çështje kohe. Ai mohoi çdo perceptim se lënia jashtë e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës nga vazoja e parë e vendeve të ballkanit që përfitojnë këtë muaj, lidhet nga përkatësia myslimane e popullsisë. Ministri francez nënvizoi se nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi mes vendeve të ballkanit.
...