E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pierre-Yves Plat, koncert në Akademinë e Arteve

Pianisti francez Pierre-Yves Plat ngjitet në skenën e Akademisë së Arteve. Artisti, i ftuar nga shoqata kulturore "Syri Blu" në vazhdën e aktiviteteve të organizuara prej saj, do të mbajë një koncert në datën 30 maj, ora 19:00. Bah, Brahms, Bethoven, Shopin janë disa nga kompozitorët e njohur që pianisti i ka bërë pjesë të programit të tij. Pierre-Yves Plat ka filluar të mësojë pianon që në moshën 5-vjeçare. Që në fillim dallon për talentin dhe këmbënguljen me të cilën i përkushtohet muzikës, duke u dhënë pas disa rrymave. Deri më sot ka interpretuar në disa nga sallat më të njohura të Parisit. Njëkohësisht ka qenë pjesëmarrës në disa festivale të bluz, rege. Pierre-Yves Plat vërtitet në një rreth kompozitorësh që nisin nga Handel, Mozart, Bethoven, Listz etj. Pierre-Yves Plat i realizon performancat e tij artistike duke bërë pjesë të tyre humorin dhe fantazinë, klasiken dhe xhazin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›