Pikat ku bazohet mbështetja ndaj kryetarit të PS-së Edi Rama
Si po u kundërpërgjigjet baza socialiste zërave që kërkojnë largimin e Ramës
Shaban Sulçe
Asambletë lokale të Partisë Socialiste në disa rrethe të vendit u janë kundërpërgjigjur me rezoluta zërave dhe qëndrimeve, të cilat kërkojnë largimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Deri tani këto rezoluta janë bërë nga Asambletë Lokale të PS-së në Shkodër, Lushnje dhe Gjirokastër, ndërkohë që pritet që rezoluta të ngjashme të publikohen në ditët në vazhdim edhe nga degë të tjera të PS-së në rrethe. Në këto rezoluta shprehet mbështetje maksimale ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, duke argumentuar edhe arsyet se përse Rama nuk duhet të japi dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste.
Argumentat
Argumenti kryesor, i cili mbështet kryetarin e PS-së Edi Rama në këtë detyrë është fakti se Partia Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit ka rezultuar partia më e votuar nga shqiptarët. Për më tepër, në rezolutat theksohet se PS-ja deri tani ka siguruar 66 mandate, ndërkohë që procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende dhe nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Baza socialiste, nëpërmjet asambleve lokale i ka cilësuar të nxituara zërat që kërkojnë largimin e Ramës, duke qenë se ende nuk ka përfunduar procesi i shqyrtimit të ankimeve në Kolegjin Zgjedhor.
Rezolutat e asambleve lokale të PS-së mbështesin lidershipin e Partisë Socialiste në misionin e tyre demokratik për zbatimin e ligjit elektoral dhe garantimin e leximit real të verdiktit që shqiptarët kanë dhënë me votën e tyre. Baza socialiste ka shprehur mbështetje ndaj qëndrimit të lidershipit për mosnjohjen e zgjedhjeve, në rast se ligji elektoral nuk gjen zbatim të plotë dhe transparent duke garantuar leximin real të votës së shqiptarëve.
Malaj
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj, i cili është pozicionuar kohët e fundit kundër kreut të PS-së Edi Rama, ka bërë dje thirrje që ti jepet fund,
asaj që ai e cilëson fushatë penalizuese ndaj personave që janë kritikë apo kërkojnë dorëheqjen e kreut të PS-së Edi Rama.
Në një deklarate publike drejtuar mediave anëtari i kryesisë së PS-së thotë se ky presion ndaj krerëve të PS në rrethe është cenim i rëndë i të drejtave elementare të çdo individi. Sipas tij, aty ku cenohen liritë elementare të të shprehurit aty liritë politike kufizohen apo nuk ekzistojnë. "Disiplina partiake dhe solidariteti partiak janë alibi të dëmshme dhe të pamjaftueshme për ta fshehur mentalitetin jo demokratike, që kur tolerohet rrezikon të sjell diktaturë në rritje -thuhet në deklaratën e Malaj.
Majko
Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko gjatë një konference për shtyp dhënë për BBC-në ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit nuk përbën dështim për Partinë Socialiste. Majko ka theksuar se PS ka mbetur në opozitë për rrethana të tjera, ndërkohë që ka theksuar se nuk është zgjidhje për PS-në largimi i kryetarit të saj Edi Rama. “Jam në pritje, si çdo socialist, me ankth, dhe mendoj që në çdo rast kjo që ka ndodhur duhet parë si një përmbledhje e rrethanave rastësore dhe jo si një dështim i madh. E ritheksoj nuk kemi të bëjmë me një dështim të Partisë Socialiste, kemi të bëjmë me varg rrethanash rastësore të cilat thjesht vonuan, ose po vonojnë konkluzionin për të cilin ne kemi vite që po punojmë. Ajo që unë shoh në vazhdim është që duke korrigjuar vetveten, ne kemi mundësi që në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi të rikuperojmë të gjithë këtë histori të çuditshme të zhvilluar pas 28 Qershorit. Dhe nuk besoj se kjo zgjidhet thjesht duke i thënë Edi Ramës largohu nga zyra, apo duke nxitur një histori e cila në thelb do të nxiste një demotivim në radhët e socialistëve”, ka deklaruar Majko.
Meta takim me të rinjtë: Punësimi juaj, prioriteti ynë
Lëvizja Rinore për Integrim ka nisur kampingun veror në plazhin e Jalës, ku marrin pjesë rreth 300 anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ky aktivitet është konceptuar në një formë politiko-argëtuese, bazuar edhe në përvojat që ndiqen nga shumë forume rinore të partive evropiane, ku LRI ka qenë gjithnjë pjesë aktive e tyre. Në këtë aktivitet janë të pranishëm edhe Lideri i LSI-së, Ilir Meta dhe të tjerë drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Meta ka deklaruar se punësimi i të rinjve është prioriteti kryesor i LSI-së. Meta theksoi gjithashtu se qeveria e re do të punojë fuqishëm në mënyrë që procesi i liberalizimit të vizave të bëhet i mundur brenda vitit 2010. “LSI-ja u është mirënjohëse të rinjve shqiptarë, të cilët e mbështetën fuqishëm këtë forcë politike në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ndaj Koalicioni për Integrim, do të ketë si prioritet rininë shqiptare. Liberalizimi i vizave do të bëhet i mundur brenda vitit 2010, ndërkohë që prioriteti ynë kryesor në qeverisje do të jetë edhe punësimi i të rinjve”, tha kreu i LSI-së Ilir Meta.
Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së uron Berishën për fitoren në zgjedhje
Kryeministri Sali Berisha ka marrë një telegram urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane, njëkohësisht anëtar i Parlamentit Evropian, Antonio Lopez-Isturiz, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare.
Isturiz duke përgëzuar Berishën për fitoren, thekson se suksesi i PD-së është një sukses për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane, e cila do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë në proceset integruese. “Suksesi juaj në zgjedhje është një sukses për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane, e cila do të vazhdojë të jetë partneri juaj në familjen e madhe Evropiane të familjeve politike të qendrës së djathtë. Ne jemi krenarë të ndajmë të njëjtat vlera dhe ideale për një Evropë të bashkuar, duke u bazuar në principet e solidaritetit dhe prosperitet.
Populli shqiptar provoi t’ju japë ju besimin, duke ditur se falë jush, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, ka dorëzuar aplikimin për anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian dhe sot është anëtare me të drejta të plota e NATO-s”, theksohet në telegramin drejtuar kryeministrit Berisha.
23 Korrik 2009