E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikiate per Rossin synon vendin e peste

Kur u transferua te Dukati, të gjithë prisnin që Valentino Rossi të kthehej sërish dominues i pistave të MotoGP, por askush nuk kishte menduar se aventura e tij me skuderinë italiane do të përkonte me nisjen e pikiatës në karrierën e tij. Në prag të Cmimit të Madh të Malajzisë, shtatë herë kampioni i botës në MotoGP ka bërë të ditur se objektivi i tij në këtë fundsezoni është vendi i pestë. 

Mision që nuk mund të mendohej disa vite më parë, por paraqitja e dobët me Dukatin ka kushtëzuar edhe emrin e madh të Valentino Rosit. “Ne duhet të luftojmë në garat e mbetura për ta mbyllur sezonin në vendin e pestë. Sigurisht, tani jam në vendin e shtatë, shumë larg objektivit, pasi kam humbur pikë të rëndësishme gjatë rrugëve. Megjithatë, do të jap maksimumin duke nisur nga Sepangu, për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë Botëror”, ka bërë të ditur Rossi, i cili është kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta.

Gjithsesi, piloti italian ka shumë pak shanse edhe në pistën e Malajzisë, duke parë edhe kohët e regjistruara në provat e lira të ditës së sotme, ku më i shpejti ishte spanjolli i Honda, Daneil Pedroza. Kur mbeten edhe dy gara deri në fund, Rossi ka 139 pikë 17 më pak se Ben Spies, i pesti në renditjen e përgjithshme.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›