E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinari më prezantoi Delijorgjin

Pinari me prezantoi mua me Mihal Delijorgjin. Ne u takuam në një lokal në qendër të Tiranës, Shqipëri. Mu tha se ai kishte çmilitarizuar tanke për MEICO dhe ishte i familjarizuar me drejtimin e biznesit së tij në Shqipëri dhe me MEICO-n. Gjithashtu më tha se ai kishte një kompani ndërtimi e cila mund ndërtonte çdo ambient të nevojshëm si edhe të siguronte fondet që kërkoheshin për të blerë lëndën e parë.


Delijorgji ofroi se mund të siguronte fonde, personel dhe ambiente. Nëse unë do të siguroja makineri dhe mbikëqyrës për operacionin unë do të rimbursohesha për gjithë shpenzimet dhe 1/3 e të gjithë fitimeve. Patrik Henri është përgjigjur edhe për arsye që Pinari ndërtoi me personin nën hetim Mihal Delijorgjin kompaninë e përbashkët ALBADEMIL Sh.p.k, me kapitalin fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh të reja, (afërsisht 1200 dollarë), duke pranuar të përfitojë 33% të interesit, në një kohë kur ai hyri në marrëdhënie direkte me autoritetet e larta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe me drejtorin e ndërmarrjes MEICO, ose atë në funksion të procesit, të teknologjise, si edhe të ndihmes teknike dhe profesionale.


"Delijorgji siguroi gjithë ndërtimin e fabrikës, pajisjet e transportit, personelin (do të bënte financimin për të gjitha fazat e programit, dhe kishte eksperiencën në bërjen e biznesit në Shqipëri. Përfshirja e tij zvogëloi rreziqet financiare, dhe zgjidhi shumë çështje lidhur me veprimtarinë". Sipas dëshmisë së Patrik Henrit, shumica e takimeve të tij me Pinarin janë kryer në prani edhe të Delijorgjit. Por sipas tij, shumica e e takimeve të organizuara në Tiranë mes tyre ishin organizuar në restorante të ndryshme të kryeqytetit dhe jo në zyra.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›