E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pala shqiptare caktoi Gërdecin për demontim


Ish- repartin e brigadës së tankeve në Gërdec e ka zgjedhur si vend demontimi vetë pala shqiptare dhe ajo ka caktuar zonën në territorin e ish- repartit, ku do të kryhej demontimi. Ky është deklarimi i dhënë nga Patrik Henry, për hetuesit amerikanë gjatë marrjes së tij në pyetje, për llogari të autoriteteve hetimore Shqiptare.


Një fakt i tillë është pohuar nga vetë Patrik Henri, gjatë pyetjes së tij nga hetuesit se në ç'rrethana ishte caktuar si vend për demontim ish- reparti i tankeve në fshatin Gërdec në Tiranë. Sipas bosit të SAC-ut, ai i ka kërkuar drejtorit të ndërmarrjes shtetërore MEICO, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, gjetjen e një vendi për demontim, por se ai nuk kishte dijeni se kush e kishte zgjedhur në të vërtetë këtë vend, që hetuesit e kanë cilësuar në pyetjen e tyre si territor pranë zonave të banuara.


"Unë u informova nga Pinari se ata kishin një vend, por nuk jam i sigurt se kush e zgjodhi vendin", - ka pohuar në ligjëratë të drejtë në deklarimin e tij për këtë fakt Patrik Henri.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›