"Piratët e tenderëve", dy biznesmenë në pranga
Policia e Tiranës ka prangosur dy "piratë të tenderëve", të cilat kanë falsifikuar bilancin e firmave që menaxhonin për të fituar një "punë" prej 15 milionë lekësh (të vjetra) në qytetin e Kavajës. Isamil Stafa, me detyrë administrator i shoqërisë NDERPRO dhe Ardi Arkaxhiu, me detyrë administrator i shoqërisë MA-CO, janë arrestuar dje pasdite, pas një urdhri nga gjykata. Në fakt, seksioni i Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës dhe seksioni i krimit ekonomik në polici kishin filluar hetimet muaj më parë, duke mbajtur në përgjim dy biznesmenët, të cilët komunikonin me njëri-tjetrin, me qëllim përfitimin e një tenderi në qytetin e Kavajës.
Piratët e tenderëve
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, tha dje se u finalizua operacioni i koduar "Piratët e tenderëve" për kapjen dhe ndalimin e dy biznesmenëve. "Nga hetimet paraprake, të kryera me metoda speciale, ka rezultuar se dy biznesmenët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar vërtetime të lëshuara në emër të degëve të tatim-taksave në Tiranë e Kavajë, të cilat i kanë paraqitur në tenderin që njësia e Projektit të Menaxhimit të Burimeve Ujore, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit ka zhvilluar më datë 18 mars 2008, me objekt ‘Rehabilitimi i rrjetit ujitës në rezervuarin Liz, në zonën e Kavajës‘ me një fond limit prej 15 milionë lekësh të reja", tha Branko. Sipas tij, në këto dokumente të falsifikuara dy të arrestuarit kanë paraqitur një xhiro vjetore disa herë më të lartë nga xhiro vjetore reale e firmave të tyre të ndërtimit.
Hetimet
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, seksioni kundër krimit ekonomik në Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës kanë vërtetuar se dy biznesmenët Ismail Stafa dhe Ardi Arkaxhiu kanë falsifikuar dokumente të tatim-taksave për t‘i paraqitur në një tender prej 15 milionë lekësh. Pas konstatimit të veprës penale, një grup hetimor është ngritur për këtë çështje, nga e cila ka rezultuar abuzimi i dy biznesmenëve. Dosja më pas i kaloi Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë dje se ndaj të arrestuarve Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit "arrest me burg" për veprat penale të "falsifikimit të dokumenteve" dhe "falsifikimi i vulave, stampave e formularëve", të kryera në bashkëpunim.