Viktima kërkon dëmshpërblim nga tutori
E mashtruar, e keqtrajtuar, e trafikuar dhe e shfrytëzuar si prostitutë. Si ajo ka edhe shumë vajza të tjera, por Driola ka marrë guximin që pak bashkëvuajtëse të saj kanë pasur, jo vetëm për të denoncuar tutorët, por edhe për të kërkuar dëmshpërblim prej tyre. Ajo e ka bërë. Ka denoncuar atë që duhej të ishte bashkëshorti i saj, por që në fakt u kthye në tutorin dhe shfrytëzuesin e saj. Jo vetëm që e dërgoi atë pas hekurave të burgut, por tani ka marrë guximin të kërkojë nga gjykata të drejtën e dëmshpërblimit.
Padia
24-vjeçarja Driola S., aktualisht banore e Tiranës, ka depozituar pranë gjykatës së këtij rrethi një padi, ku kërkon dëmshpërblimin për shfrytëzimin e saj. Ajo kërkon që t‘i jepet si kompensim material për dëmin e pësuar një apartament, që ish-tutori i saj, Andrea Ajasllari ka në kryeqytet, në rrugën Komuna e Parisit. Kjo pronë është sekuestruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pas kërkesës së bërë nga organi i akuzës, ndërsa ishte vërtetuar se apartamenti ishte blerë me të ardhurat nga veprimtaria kriminale e Ajasllarit, i cili ndërkohë është dënuar për këtë veprimtari. Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 27 maj për zhvillimin e seancës së parë të këtij procesi.
Historia e martesës
Andrea Ajasllari, i lindur në Grevë të Skraparit dhe banues në qytetin e Poliçanit, ka shfrytëzuar njohjet e vjetra me familjen e Driola S., për t‘u lidhur me vajzën, që në atë kohë ishte e mitur. Ai është zhvendosur në Tiranë ku ndodhej edhe familja e vajzës, e cila kishte jetuar më parë në të njëjtin qytet me Andrean. Fillimisht ai është treguar i dashur me Driolën, duke e bërë për vete dhe duke i premtuar një martesë të lumtur. Sipas deklarimeve të prokurorisë në procesin ndaj Ajasllarit, ky i fundit "që në momentin e parë të lidhjes me të dëmtuarën ka parë tek ajo mundësinë e shfrytëzimit të saj, duke shfrytëzuar formimin e Driolës, moshën e saj, përbërjen e saj familjare dhe mbi të gjitha ndjenjën që e vajza ushqente për të". Pasi është siguruar se i kishte vënë gjërat në vijë dhe ka marrë miratimin e Driolës, 33-vjeçari ka kërkuar dorën e vajzës edhe te prindërit e saj, e konkretisht tek i ati. Pa dyshuar aspak, familja ka pranuar këtë lidhje dhe megjithëse nuk kanë bërë asnjë ceremoni fejese apo martese, edhe për shkak të gjendjes ekonomike, çifti ka nisur të bashkëjetojë në një apartament të marrë me qira në zonën e njohur me emrin Bërryli në Tiranë.
Keqtrajtimi
Kohët e lumtura nuk duket se kanë vazhduar gjatë për çiftin e ri, pasi burri ka nisur të vërë në jetë planin e tij për ta trafikuar Driolën. Sipas të dhënave që kanë dalë gjatë gjykimit të Andrea Ajasllarit, ky i fundit ka filluar ta keqtrajtojë vajzën dhe t‘i bëjë presion psikologjik. "Gjatë jetesës së përbashkët e dëmtuara është vënë përballë presioneve psikike dhe fizike nga ana e të pandehurit, i cili po e përgatiste atë për ta dërguar jashtë shtetit si subjekt shfrytëzimi. Në kuadrin e dhunës fizike të ushtruar nga i pandehuri hyjnë goditjet e të dëmtuarës pa arsye, me qëllim nënshtrimin e vullnetit. Ndërsa dhuna psikike e ushtruar nga i pandehuri karshi saj manifestohet tek: detyrimi që e dëmtuara të abortonte fëmijën dhe mbyllja e saj në shtëpi me çelës, duke penguar lëvizjen e saj etj.", thuhet në kërkesën për gjykim, që prokurori paraqiti për Ajasllarin.
Në këtë mënyrë ai kishte nisur të përgatiste terrenin për trafikimin e vajzës dhe shfrytëzimin e saj si prostitutë. Gjithsesi, duket se Andrea ka shfrytëzuar në këtë situatë edhe ndjenjat që Driola në moshë të mitur ushqente për të, duke e konsideruar si bashkëshortin e saj.
Ikja në Itali
Pas një periudhe të mbushur me presione psikologjike, por edhe dhunë fizike, vajza bindet të ndjekë bashkëshortin e saj jashtë vendit. Andrea merr të gjitha masat për t‘u larguar me Driolën jashtë shtetit, duke siguruar dokumentacion të falsifikuar, si dhe duke paguar udhëtimin. Ata largohen nga Shqipëria në dhjetor të vitit 2001. Me të mbërritur në Itali Andrea ka krijuar kushtet dhe mundësitë që Driola të ishte e detyruar të punonte në rrugë si prostitutë. Të gjitha fitimet e nxjerra nga veprimtaria e ushtruar kanë shkuar në favor të bashkëshortit-tutor, i cili me këto fitime arrin të sigurojë pasuri për vete dhe për familjarët e tij. Ndërkohë, Driola vazhdon të shfrytëzohet dhe të prostituojë në zona të ndryshme të Italisë, për disa vite me radhë.
Denoncimi dhe procesi
Atëherë kur ëndrra e saj për martesë dhe për një familje të lumtur kishte mbaruar përfundimisht, ajo vendos të rebelohet. Në 19 korrik të vitit 2007, vajza tashmë 23-vjeçare, denoncon bashkëshortin e saj, për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Prokuroria e Krimeve të Rënda, vetëm një ditë më pas ka nisur procedimin penal ndaj Andreas, i cili është arrestuar dhe është lënë në masën e sigurisë burg pa afat nga ana e gjykatës. Procesi ndaj tij, me akuzën e "trafikimit të të miturve", e parashikuar nga neni 128/b/3 i Kodit Penal, nisi më 13 shkurt të këtij viti dhe nuk zgjati shumë. Kjo, pasi që në fillim të tij Andrea kërkoi gjykimin e shkurtuar, duke përfituar në këtë mënyrë edhe lehtësirat që rrjedhin nga kjo procedurë. Brenda pak seancash trupi gjykues e shpalli fajtor 34-vjeçarin dhe në datë 6 maj e dënoi me 17 vjet heqje lirie, por për shkak të uljes së 1/3 së këtij dënimi, si rrjedhim i gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 11 vjet burg.
E ndërkohë që Andrea mësoi dënimin, viktima e tij, Driola, kishte vendosur t‘i drejtohej sërish gjykatës, kësaj radhe për të marrë edhe zhdëmtimin material, duke kërkuar të vetmen pasuri të ish-bashkëshortit, që mund t‘i zgjidhte një problem të madh, siç është strehimi. Tashmë ajo kërkon apartamentin në rrugën Komuna e Parisit, duke dashur t‘i vërë përfundimisht kapak historisë së saj të dhimbshme.
Gjyqi
Procesi do
të nisë
më 27 maj
Kërkesa e Driola S. për të marrë apartamentin e ish-tutorit të saj Andrea Ajasllari, është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet, në datë 24 prill të këtij viti. Ajo është klasifikuar si "padi shkaktim dëmi" e parashikuar nga nenet 608 dhe 654 të Kodit Civil. Në objektin e padisë e dëmtuara ka kërkuar detyrimin e të paditurit për ta dëmshpërblyer me apartamentin që ndodhet në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë dhe aktualisht i vënë në sekuestro nga ana e gjykatës. Pas hedhjes së shortit elektronik, është përcaktuar se kjo çështje do të gjykohet nga gjyqtarja Regleta Panajoti. Gjykimi i çështjes, ndër të rrallat në llojin e vet, është caktuar të nisë në datë 27 të këtij muaji. Ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë Ajasllari lidhur me këtë kërkesë dje, po ashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila e ka vënë në sekuestro apartamentin si pronë e ardhur nga veprimtaria kriminale e pronarit të saj.