E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Topalli të heshtë

Tiranë -Anëtari i Asamblesë të Partisë Socialiste Eduard Shalsi, theksoi sot se Topalli duhet të heshtë, pas daljes në dritë, të asaj që siç e cilësoi ai skandalin e vajzës së kryeministrit. “Të paktën sot, kur kanë dalur në dritë pazaret e vajzës së Kryeministrit me sekserin serb të të jatit, për të grabitur tokat e fshatarëve hallexhinj të Durrësit, Jozefina duhet ta ndalonte shiritin e këngës së saj vulgare”-theksoi Shalsi.

Ai shtoi se “të paktën sot, politika e vjetër duhet të heshte, sepse e vërteta e hidhur e pazareve të familjes Berisha me pronat e shqiptarëve ka marrë një përmasë të re skandaloze”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›