E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Braçe i lidhur me krimin

Tiranë -I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike ndaj deklaratave të Erion Braçes, duke e akuzuar këtë të fundit për lidhje me Dondollakun, një nga kriminelët më në zë. “Sot Edi Rama pasi sulmoi dje Kryeministrin e vendit me një gjuhë të padenjë jo vetëm për një politikan por edhe për një alabak ordiner, nxori sot atë që tashmë është i faktuar si asistent i Dondollakut por edhe korrier i drogës jo vetëm i tij por edhe i Kadriovskit, Erjon Bracen për të sulmuar familjarët e Kryeministrit dhe më konkretisht vajzën e tij, e cila është një avokate që punon në një studio private ligjore në Tiranë si dhjetëra e dhjetëra studio të tjera”-tha zëdhënësja Erla Mëhilli.

Ai sqaroi se në “e-mailet e botuara sot, të cilat dëshmojnë një veprimtari në përputhje të plotë me ligjet e vendit të studios ligjore të vajzës së Kryeministrit, Edi Rama dëshmon se nuk ka asnjë alternativë tjetër për ti ofruar shqiptarëve përvec scoopeve dhe trillimeve mediatike siç ishte ajo e vjedhjes së shpikur të orës së Presidentit Bush, shpalljes së Kosta Trebickës si të ekzekutuar nga shteti, akuzave politike të rrugës Durrës – Kukës apo akuzave ndaj biznesmenit Damir fazllic, apo sic ishin ato më të fundit të shitjes së ujërave territoriale të vendit”.

Mëhilli tha më tej, se Edi Rama me sulmet e sotme familjare ndaj Kryeministrit përpiqet thjesht të mbulojë mbi lakuriqsinë e tij firmat e ekzekutimit politik, duke theksuar këtu dhënien e 30 lejeve të ndërtimit Delijorgjit dhe pushimet e kaluar në Kretë me të. “I bën për të vënë në harresë mbajtjen peng të Planit Rregullues të Tiranës dhe përpjekjet për të vjedhur trojet publike për vete dhe klanet me të cilat ai ndan pasuritë I bën për të mbuluar 19 lejet e ndërtimit nga 28 që ishin gjithsej në KRT-në e fundit të Tiranës të cilat i ndau me Eftimin e tij”-vijon zëdhënësja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›