Pirlo i qetë para takimit përballë Milanit

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka deklaruar se nuk është i shqetësuar në prag të takimit derbi përballë ish-ekipit të tij, Milanit, gjatë të shtunës.
Pirlo u largua nga Milani gjatë kësaj vere për t`u transferuar te rivali tjetër, Juventusi.
“Sfida me Milanin? Jam i qetë. Ne jemi në një formë të shkëlqyeshme dhe do të përballemi me Kuqezinjtë me vetëbesim”, ka thënë Pirlo pas ndeshjes ndaj Catanias.