Pisha eviton komentet: I gatshëm për Kombëtaren
Kapiteni i Dinamos, Arjan Pisha, pas paraqitjes shumë të mirë në zborin e Kuzhesë në Turqi me futbollistët e kampionatit, apo dhe në miqësoren me Kosovën, mungon ndaj Irlandës së Veriut. “çdo futbollist kërkon të jetë pjesë e Kombëtares. Dhe në fakt kam qenë titullar i këtij ekipi. Por, siç e kam theksuar dhe më parë, janë zgjedhjet e trajnerit dhe nuk kam dëshirë shumë t’i komentoj vendimet e tij. Unë jam përherë i gatshëm për të qenë pjesë e Kombëtares”. Madje Pishës nuk i ka interesuar as fakti që mungon Mavraj dhe duhet të jetë ai në kombëtare. “Unë nuk jam i interesuar fare ka ardhur, apo jo Mavraj, dhe nuk di si t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Janë vendimet e trajnerit. Mua më takon që të marr përgjegjësitë e mia kur të jem në kombëtare”, ka thënë ai.