Pjetër Arbnori Ose piramida e demokracisë
Profil
Arbnori duhej të ishte aty. Rënia e diktaturës shënoi edhe përmbysjen e simboleve të saj, ndër të cilat duhej të binte edhe sivarri i “faraonit” dhe simbol i diktaturës së egër që përjetoi Shqipëria. E si për ironi të fatit e ndoshta për të na treguar se kohët përmbysin njëra-tjetrën, kjo ndërtesë e xhamtë sot është simboli i demokracisë, sepse mban emrin e një njeriu, vuajtjet e të cilit mund të simbolizojnë fare mirë vuajtjet e një populli të tërë. Një fitore që vonë e shijoi me të gjithë forcën Arbnori, njeriu që u nda nga jeta plot dy vjet më parë, pasi jetoi për afro dy dekada në një sistem politik për të cilin kishte luftuar që kur ishte akoma djalë i ri dhe kur regjimi komunist ishte ende në gjenezë. Iu deshën afro 30 vjet vuajtje, i mbyllur brenda burgjeve komuniste që të përjetonte ëndrrën e tij. E sot, pas largimit nga kjo botë, jeta e tij vazhdon të përcjellë mesazhe që nga maja e piramidës, duke u kujtuar të gjithëve të shkuarën. Sikur na thotë çdo ditë: “Mos e harroni këtë të shkuar në mënyrë që të ndërtoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj!”
Një jetë unike
Pas shembjes së murit komunist, Arbnori gjeti veten në vendin e merituar në majën e politikës, e ndërkohë lexuesit arritën të shijonin dhe Arbnorin shkrimtar, pasi panë dritën e botimit librat e shkruar nëpër fletë cigareje në qelitë e akullta dhe të errëta të burgut të Burrelit. Në portretin-pikturë në hyrje të QNK-së ka një dedikim “Mandela shqiptar”, një përngjasje që duket sikur është vënë aty si për t’u krijuar njerëzve një ide më të plotë të asaj çfarë përfaqëson ky emër. E ndoshta do të ishte më mirë të mos njihnin Mandelën për të njohur Arbnorin. Jeta e tij është unike, ashtu siç janë unike përpjekjet e tij për demokracinë. E gjithkush që do të duhet të kujtojë këtë njeri që u bë simbol i qëndresës në regjimin e egër të Enver Hoxhës, nuk duhet të kujtojë vetëm të folurën e tij të ngadaltë në krye të podiumit të Kuvendit ku u zgjodh kryetar 5 vjet rresht. Duhet të dijë e të kujtojë faktin që ky njeri ka krijuar partinë e parë jokomuniste nën regjimin komunist. Ai u burgos dhe u dënua me vdekje në vitin 1961 për përpjekjen e themelimit të një grupi socialdemokarat. Më pas, ky dënim u ndryshua në një dënim të gjatë. Arbnori i kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Aty, në kushtet më të vështira krijoi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. Pas daljes nga burgu, në vitin 1989, kishte dhe një sfidë tjetër përpara. Në janar të 1990-ës mori pjesë në Shkodër në demonstrata kundër pushtetit komunist. Po në të njëjtin vit u bë bashkëthemelues i Partisë Demokratike. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte pjesë e Parlamentit shqiptar si deputet i Shkodrës. Megjithëse humbi vitet më të mira të rinisë, ai u mundua të rifitonte kohën e humbur duke krijuar familjen e tij pas daljes nga burgu.
Pjetër Arbnori vdiq nga vuajtjet e zemrës, për shkak të të cilave kishte shkuar për kurë në Itali në korrik 2006.
Nderimet
“Mësues i Popullit”
“Pishtar i Demokracisë”
“Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës”
Urdhri "Nënë Tereza"
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Karriera politike
Deputet në pesë legjislatura
Kryetari Kuvendi: 1992-1997
Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.
Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
Kryetari forumit “Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore”