Prangoset mashtruesi me “kuizin” përmes telefonit

Prishtinë, 4 gusht - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DPP-Prishtinë ka njoftuar se të martën ka arrestuar Avni E., pronar i kompanisë “Media Plus”, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Sipas njoftimit të policisë, personi i dyshuar ka nënshkruar kontratë me PTK-në dhe IPKO-n për shfrytëzimin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar.
Kompania e lartshënuar ka vënë në shfrytëzim numrin e telefonit 0900 500 600, duke organizuar kuize, të cilat emetohen nga disa televizione lokale në Republikën e Kosovës.
Në dispozicion për pjesëmarrësit në kuizin televiziv të quajtur “Ferma jonë” për një lojë shpërblyese e ka vënë në dispozicion numrin e lartcekur ku thirrja kushton 1 euro (plus TVSH-ja).
Policia pas një procedure hetimore ka pasur dyshimin se kjo kompani ka shkelur kushtet e kontratës që ka me PTK-në dhe IPKO-n dhe se është duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme.
Dyshimi kishte të bënte me thirrjet që bëheshin në këtë kuis, sepse gjatë thirrjeve që qytetarët kanë bërë në numrin 0900 500 600, kjo kompani e ka aktivizuar një lloj sekretarie telefonike, e cila nuk u lejon qasje në emision qytetarëve dhe u shpenzon para qysh me rastin e kyçjes së sekretarisë.
Nga këto veprime mashtruese të kompanisë “Media Plus” janë dëmtuar një numër i madh i qytetarëve dhe shuma e përfitimit të kundërligjshëm të kompanisë ka arritur në vlerën prej 42.193,00 eurosh (vetëm me kompaninë “Vala” pasi që hetuesit janë në proces të analizimit të të hyrave me kompaninë e IPKO-s). Me urdhër të Prokurorisë Publike Komunale të Prishtinës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.