Plagos me thikë vëllanë, arrestohet 27-vjeçari
Elbasan- Sherri mes dy vëllezërve ka përfunduar deri në goditje me thika. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Shënkoll”, të qytetit të Elbasanit, në oborrin e shtëpisë.
Shtetasi, Florenc Hoxha (Hasani) 27-vjeç pas një konflikti me vëllanë e tij Neritan Hoxha (Hasani), 37-vjeç e ka goditur me thikën e kuzhinës në pjesën e shpatullës.
Menjëherë i dëmtuari është transportuar drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit ku edhe ka marrë mjekimet e para. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 27-vjeçari kishte konsumuar edhe një sasi alkooli gjë që është vërtetuar nga policia, pasi e ka shoqëruar në komisariat. Sipas familjarëve gjithçka ka ardhur ngaqë 27-vjeçari kishte pirë.