Shkëndijë elektrike, digjen ullinjtë në Spatharë
Shkodër- Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në sfhatin Spatharë të Shkodrës. Mësohet se ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites, kur telat e tensionit të lartë kanë lëhsuar një shkëndijë elektrike, e cila u është përcjellë disa pemëve aty pranë.
Si pasojë e shkëndisë kanë marrë zjarr rreth 50 rrënjë ullinj e më pas flakët janë përhapur me shpejtësi. Për fat, pranë vatrës së zjarrit nuk ka pasur shtëpi banimi, ndërkohë që banorët kanë njoftuar menjëherë forcat e zjarrfikëses.
Nga flakët është djegur 1 hektar me të mbjella, por pa shkaktuar dëme në bensa apo njerëz. Aktualisht po punohet për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.