Specialistët, në mbrojtje të gazetarëve
Specialistët argumentojnë se aftësia për të publikuar investigime në media është e pashmangshme kur lidhet me çështje me interes publik. Nëse do të ndodhte ndryshe, individë të pasur dhe tejet të fuqishëm, në mënyrë të pashmangshme do të përdornin çdo mënyrë për të mos lejuar publikimin. Shpesh, organizatat e medias mund të dorëzohen ndaj kërcënimeve nga një individ i tillë dhe nuk i publikojnë, në mënyrë që të parandalojnë veprimet gjyqësore, të cilat ata (ndryshe nga personi), nuk mund t’i përballojnë nëse humbasin. Një shtet demokratik i jep përparësi lirisë së shprehjes në raport me jetën private kur çështjet e publikimit janë me të vërtetë në interes të publikut. Po ashtu, në një vend demokratik, shtypi publik vepron si mbikëqyrës dhe detektiv për shoqërinë në përgjithësi dhe kjo është në interes të publikut.
Vendet mund të deklarohen në mbrojtjen e zgjeruar të jetës private, por do të krijojnë në këtë mënyrë një precedent, duke lejuar njerëz të famshëm që të krijojnë një klasë të privilegjuar. Jeta private dhe ndonjë e drejtë e tillë nuk duhet të jenë mbizotëruese ndaj së drejtës së lirisë së shprehjes.
#