Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë
Një punonjës policie është plagosur pasditen e djeshme me armë zjarri, pas një konflikt në periferi të Tiranës. Artan Metuku, 35 vjeç, punonjës i repartit 712, është qëlluar në zonën e quajtur "Babë Rexha" nga A. Bregasi. Autori pas ngjarjes është larguar, duke u fshehur në një pallat aty pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, pas një sinjalizimi të banorëve të zonës. Fillimisht është bërë një krehje e zonës, nga ku është evidentuar se Bregasi ndodhej në një apartament. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë dje se, për disa orë me radhë, kanë vazhduar negociatat për dorëzimin e autorit. Ndërkaq, mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri banal në bilardo.