Pronat e gjykatës i kalojnë ekzekutivit
Ministria e Drejtësisë u tregon "dhëmbët" gjyqtarëve, duke vendosur që të gjitha godinat e gjykatave të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë. Vendimi u është komunikuar krerëve të gjykatave nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit u kërkoi kancelarëve të japin llogari para tij, një fuqi që ua njeh vetëm projektligji për administratën gjyqësore, që ende nuk është miratuar. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë dje se ministri thirri në një mbledhje të gjithë kryetarët e gjykatave në vend, ku u komunikoi vendimin e qeverisë që deri tani është mbajtur i fshehtë dhe, sipas të cilit, godinat e gjykatave kalojnë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Mësohet se në disa qytete ka nisur edhe regjistrimi i tyre si pronë e Ministrisë së Drejtësisë pranë zyrave të regjistrimit të pasurive. Alibeaj, gjithashtu, u ka komunikuar krerëve të gjykatave edhe një rregullore të re, që rrjedh nga projektligji për administratën gjyqësore dhe që u jep fuqi dhe kompetenca të gjëra kancelarëve. Mësohet se mbledhja ka zgjatur për më shumë se 5 orë dhe reagimet e pjesëmarrësve në të kanë qenë të shumta. Shumë prej kryetarëve të gjykatave e quajnë absurde udhëzimin që detyron kancelarët të japin llogari para ministrit, në një kohë kur ende projektligji nuk është miratuar në Kuvend dhe për më tepër dy nene që e shfuqizojnë këtë draft janë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Pjesëmarrësit në mbledhje kanë kontestuar edhe vendimin e qeverisë, sipas të cilit gjykatat kalojnë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, duke e cilësuar këtë një uzurpim të pushtetit gjyqësor, jo vetëm politikisht, por edhe financiarisht.