Të ndryshosh botën, pa ushtri

08/04/2005 Kur i thanë Stalinit se Papa Piu XII kundërshtonte politikat e tij, udhëheqësi sovjetik dha përgjigjen e famshme: “Sa divizione ka Papa?” Gjysmë shekulli më vonë, kur perandoria sovjetike kishte rënë pa asnjë të shtënë, pasuesi i fundit i Stalinit pranoi: “Çdo gjë që ka ndodhur në Evropën Lindore këto vitet e fundit do të kish qenë e pamundur pa këtë Papë”
Momenti më i shkëlqyer i Gjon Palit erdhi në qershor 1979, kur u rikthye në Poloni si Papë. Udhëheqësi sovjetik, Brezhnjev, paralajmëroi autoritetet polake të mos e prisnin, sepse “do të kishin telashe”. Kishte të drejtë. Vizita e Papës i tregoi botës se Polonia e donte katolicizmin dhe urrente komunizmin ateist
Kur i thanë Stalinit se Papa Piu XII kundërshtonte politikat e tij, udhëheqësi sovjetik dha përgjigjen e famshme: “Sa divizione ka Papa?” Gjysmë shekulli më vonë, kur perandoria sovjetike kishte rënë pa asnjë të shtënë, pasuesi i fundit i Stalinit pranoi: “Çdo gjë që ka ndodhur në Evropën Lindore këto vitet e fundit do të kish qenë e pamundur pa këtë Papë”.
“Ky Papë” ishte Gjon Pali II, i cili deri ditën kur ndërroi jetë, të shtunën e kaluar, kishte demonstruar pushtetin e papatit brenda dhe jashtë Kishës. Megjithatë, ka shumë kundërshti në lidhje me trashëgiminë e tij. Ao do të mbahet mend si Gjon Pali i Madh? Ai ishte personifikimi i kontradiktës. Në botë ishte një liberal, që luftonte për liri politike dhe tolerancë fetare. Në Kishë ishte një konservator që ushqente katolicizmin tradicional hierarkik që kish mësuar në Poloni.
Ai përkrahu të drejtat e njeriut përreth globit, por ndrydhi mospajtimet brenda Kishës. Ai mbërriti te njerëzit kudo ku ishin, e megjithatë ata brenda kufijve të katolicizmit ndiheshin të injoruar.
Gjon Pali erdhi në zyrë në 1978 si një risi – polak, i pari Papë jo italian në 455 vjet – dhe u bë revolucionar. Ai e nisi papatin e tij me fjalët “mos kini frik” dhe iu përmbajt deri në fund. Shkoi në vende ku nuk kish qenë asnjë Papë, takoi njerëz që nuk kish takuar asnjë Papë, luftoi beteja që nuk kish luftuar asnjë Papë.
Ai ishte i kujdesshëm edhe ndaj sfidave moderne ndaj doktrinës katolike: vetëm dy javë më parë Vatikani dënoi heqjen e tubit të ushqimit ndaj Terri Schiavos, amerikania me tru të dëmtuar që vdiq të enjten e kaluar.
I formuar nga Lufta e Dytë Botërore
I lindur me emrin Karol Vojtila, ai ishte i fundmi udhëheqës i lartë botëror që ishte formuar nga Lufta e Dytë. “Mësova nga leksionet e mëdha të brezit tim – poshtërimin në duart e së keqes”, shkruante ai. Nazistët pushtuan Poloninë dhe e detyruan të punojë me detyrim. Komunistët u përpoqën të nxjerrin jashtë ligji kishën e tij.
Për shkak të shembullit që ka lënë Papa Gjon Pali, pasardhësi i tij duhet të jetë më shumë se drejtues i Kishës Katolike. Ai duhet të jetë njëkohësisht njeri i famshëm dhe predikues, pelegrin dhe evangjelist. “Nuk ka kthim prapa”, thoshte Veigel. “Kisha e pret këtë gjë. Po kështu edhe bota”.
Ish-aktori e njihte vlerën e imazhit dhe forcën e një xhesti. Sa kohë që mundej, ai puthi tokën e çdo kombi që vizitoi. Ai shkoi në qelinë e njeriut që e goditi për ta vrarë, dhe e fali. Ai ngriti gishtin për të qortuar publikisht një prej priftërinjve katolikë, që pranoi një post në qeverinë e Nikaraguas, duke shkelur rregullat e Vatikanit.
Gjon Pali jo vetëm pretendoi se një besim jo i dhunshëm mund të ndryshojë botën; ai e vërtetoi këtë. Në Evropë ai mbështeti Solidaritetin, lëvizjen polake që solli nisjen e procesit të rënies së komunizmit. Në Misuri, ai shpëtoi jetën e një të dënuari me vdekje. Ai predikoi përpara disa prej turmave më të mëdha në histori, përfshirë 5 milionë vetëve në Manila. Sipas disa vlerësimeve, Gjon Pali është parë personalisht nga më shumë se gjysmë miliardi njerëz.
Kundër komunizmit
Momenti më i shkëlqyer i Gjon Palit erdhi në qershor 1979, kur u rikthye në Poloni si Papë. Udhëheqësi sovjetik, Brezhnjev, paralajmëroi autoritetet polake të mos e prisnin, sepse “do të kishin telashe”.
Kishte të drejtë. Vizita e Papës i tregoi botës se Polonia e donte katolicizmin dhe urrente komunizmin ateist. Në nëntë ditë, ai u takua me një në tre polakë. Teksa ai theksonte rëndësinë e pavarësisë së Polonisë, turmat thërrisnin: “Duam Perëndinë”. Një vit e gjysmë më pas, kur Bashkimi Sovietik ishte në prag të pushtimit të Polonisë për të shtypur Solidaritetin, Papa i dërgoi një letër personale Brezhnjevit, ku e krahasonte inkursionin sovjetik me pushtimin nazist të vitit 1939.
Komunizmi, do të thoshte ai më vonë, ishte një pemë e kalbur; gjithë sa duhej të bëje ishte ta shkundje. Parë nga lentet e politikës amerikane, Papa ishte një enigmë – “nga e majta për çështjet sociale dhe nga e djathta për vlerat morale”.
Papa kërkoi falje për shekuj gabimesh të bëra nga laikë e klerikë, por mbështeti me këmbëngulje pozicionin e Kishës ndaj abortit, kontrollin e lindjeve artificiale dhe marrëdhënieve homoseksuale.
Disa teologë disidentë u larguan nga pozicionet që mbanin në institucionet katolike. Republikanit amerikan Robert Drinan, një jezuit dhe ish-dekan i Shkollës së Ligjeve në Boston, iu kërkua të mos kërkonte rizgjedhje, sepse Papa nuk dëshironte që priftërinjtë të përfshiheshin drejtpërdrejt në politikë.
Pranë të gjithë botës
Papa u përpoq shpesh të nxisë paqen nga zyra e tij. Krerët e shteteve e shihnin si një partner thelbësor për të punuar për paqen në botë. Papa kundërshtoi jo vetëm Luftën e Gjirit në 1991, por edhe luftën në Irak, në 2003, si edhe veprimet ushtarake të Amerikës në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit. Diplomacia përforcoi gjithashtu aftësinë e Kishës për të bekuar. Kur Papa vizitoi Meksikon, në 1979, Kisha atje ishte ende nën pengesa që datonin prej Revolucionit meksikan në fillim të shekullit 20. Papa nuk mund të drejtonte një Meshë jashtë kishe dhe Presidenti i Meksikës e takoi vetëm në statusin e qytetarit të thjeshtë. Kur Papa u rikthye në 1999, pas rivendosjes së marrëdhënieve, ai zhvilloi një Meshë në stadium në Meksiko dhe u përshëndet si një kryetar shteti.
Gjon Pali bëri më shumë se çdo Papë tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet me hebrenjtë. Në 1986, ai u bë Papa i parë që vizitonte Sinagogën kryesore të hebrenjve në Romë. Në 1993, ai vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Në 1998, ai kërkoi formalisht falje për faktin që shumë katolikë nuk arritën të ndihmojnë hebrenjtë gjatë holokaustit.
“Pas një mijë vjetësh, kur askush nuk do ta dijë se çfarë ka qenë një komunist, do të ketë sërish hebrenj dhe katolikë”, thotë Ris, një analist i kishës jezuite. “Dhe ata do ta shohin fundin e shekullit 20 si kohën kur këto dy komunitete bënë paqe”.
Megjithatë, në papatin e Gjon Palit II pati edhe shumë momente tensioni me hebrenjtë. Ai i ofroi statusin “i shenjtëruar” Papa Piut IX, i cili akuzohet se i ka quajtur “qenër” hebrenjtë në Romë. Ai priti në audiencë Presidentin austriak, Kurt Valdheim, pavarësisht polemikave, në lidhje me rolin e tij në ushtrinë gjermane gjatë Luftës II Botërore.
Gjon Pali besonte se ishte destinuar nga Perëndia që të udhëhiqte Kishën drejt mijëvjeçarit të tretë. Pasi kish triumfuar mbi fashizmin dhe komunizmin, ai besonte se mund të bënte të njëjtën gjë edhe mbi individualizmin dhe materializmin – probleme shumë më shqetësues. Por trashëgimia e vërtetë e Gjon Palit II mund të mos jetë ende shumë e dukshme. Viegel, biografi i tij, thotë se Papa besonte që kish mbjellë ide për drejtësinë sociale dhe besimin kristian “që do të çelnin shumë vite pas vdekjes së tij”.
Karol Vojtila besonte se kjo qe pjesë e misionit të tij. Siç ka thënë ai, kur takoi një fermer në Ajoua në 1979, “Ne jemi të gjithë fermerë”.
Sa divizione ka Papa? Disa prej tyre, ka thënë dikur Çërçilli, nuk janë gjithmonë të dukshëm në paradë.