E Diel, 1 Nëntor 2026

Priteni, një ditë Perëndia do të vijë!

08/04/2005  Teksti integral i Testamentit të Papa Gjon Palit II

Në këto duar unë lë mbi të gjitha Kishën, gjithashtu Kombin tim dhe të gjithë njerëzimin. Unë i falënderoj të gjithë. Të gjithëve u kërkoj falje. Unë kërkoj gjithashtu lutje, në mënyrë që Mëshira e Perëndisë të shquhet shumë më tepër sesa dobësia dhe padenjësia ime

Pjesa e pare:

Totus Tuus ego sum

Në emër të Trinitetit më të Shenjtë. Amen.

“Rrini në pritje, sepse ju nuk e dini në ç’ditë do të vijë Perëndia”. Këto fjalë më kujtojnë thirrjen e fundit, e cila do të vijë në momentin që do të zgjedhë vetë Perëndia. Unë dëshiroj ta ndjek Atë dhe dëshiroj që kjo pjesë e jetës sime mbi tokë të më përgatisë mua për këtë moment. Unë nuk e di se kur do të vijë, por, ashtu si çdo gjë tjetër, edhe këtë moment unë e vendos në duart e Kishës së Zotit Tim: Totus Tuus. Në të njëjtat duar maternale unë vendos të gjithë ata, me të cilët është e lidhur jeta dhe profesioni im. Në këto duar unë lë mbi të gjitha Kishën, gjithashtu Kombin tim dhe të gjithë njerëzimin. Unë i falënderoj të gjithë. Të gjithëve u kërkoj falje. Unë kërkoj gjithashtu lutje, në mënyrë që Mëshira e Perëndisë të shquhet shumë më tepër sesa dobësia dhe padenjësia ime.

Gjatë ushtrimeve spirituale, unë kam reflektuar mbi Testamentin e Atit të Shenjtë Pali VI. Ky studim më ka bërë që të shkruaj këtë Testament.

Unë nuk lë pas meje asnjë pronë që të kërkojë zotërim. Në lidhje me ato sende të përdorimit të përditshëm, që unë kam përdorur, kërkoj që të shpërndahen si të jetë më e përshtatshme. Shënimet e mia personale duhet të digjen. Unë kërkoj që Don Stanislav të mbikëqyrë këtë dhe e falënderoj atë për bashkëpunimin dhe ndihmën gjatë gjithë këtyre viteve. Ndërsa, gjithë falënderimet e tjera, i lë në zemrën time, përpara vetë Perëndisë, sepse është e vështirë t’i shpreh ato.

Në lidhje me funeralin, përsëris të njëjtin kusht të shprehur nga Ati i Shenjtë Pali VI: Varrim në dhe, jo në një sarkofag.

Apud Dominum misericordia et copiosa apud Eum redemptio

Gjon Pali II

Romë 6.3.1979

Pjesa e dyte:

Pas vdekjes sime, unë kërkoj Meshë të Shenjtë dhe lutje.

5.3.1990

Pjesa e trete

Shpreh besimin më të thellë që, pavarësisht të gjithë dobësive të mia, Zoti do të më japë çdo mëshirë të nevojshme për të përballuar, sipas vullnetit të Tij, çdo lloj detyre, gjyqi apo vuajtjeje që do t’i kërkohet shërbëtorit të Tij, gjatë të gjithë jetës sime. Unë gjithashtu kam besim që nuk do të lejohet kurrë që, përmes sjelljes sime: me fjalë, veprime apo pranime, unë të tradhtoj detyrimet e mia në këtë karrige të shenjtë të Pjetrit.

Pjesa e katert

Gjithashtu, gjatë këtrye ushtrimeve spirituale kam reflektuar në lidhje me të vërtetën e predikimit të Krishtit përpara perspektivës së atij Kalimi që është për të gjithë ne momenti i vdekjes. Teksa largohemi nga kjo botë – për të lindur në tjetrën, botën e ardhme, një shenjë elokuente për ne është Ringjallja e Krishtit.

Kam regjistruar pra, kopjen e testamentit tim të vitit të kaluar, edhe ai i bërë gjatë ushtrimeve spirituale – unë e krahasova me testamentin e Paraardhësit Tim të madh Atit Pali VI, me atë dëshmi sublime para vdekjes së një kristiani dhe një Pape – dhe rinovova brenda vetvetes ndërgjegjen e atyre çështjeve, të cilave u referohet pjesa e testamentit të 6.3.1979, përgatitur nga unë (në mënyrë disi provizore).

Sot, unë dua t’i shtoj asaj vetëm që, secili prej nesh duhet të mbajë në mendje perspektivën e vdekjes. Dhe duhet të jetë gati të prezantohet përpara Perëndisë dhe Gjykatësit – dhe njëkohësisht Shëruesit dhe Atit. Atëherë, edhe unë mbaj ta mbaj këtë parasysh në mënyrë të vazhdueshme, duke ia besuar këtë moment vendimtar Kishës së Krishtit dhe të Kishës – Kishës së shpresës sime.

Kohërat në të cilat jetojmë janë të vështira dhe të trazuara sa nuk mund ta përshkruash. E vështirë dhe e tensionuar është bërë edhe jeta e vetë kishës, një sprovë karakteristike e këtyre kohërave – sa për besimtarët, aq edhe për Pastorët. Në disa vende (si për shembull në atë për të cilin po lexoja gjatë ushtrimeve spirituale), Kisha e gjen veten në një periudhë persekutimi që nuk është më i vogël nga ai i shekujve të parë; madje shkalla e urrejtjes dhe mizorisë është edhe më e madhe. Sanguis martyrum - semen christianorum (Latinisht: Gjaku i martirëve – fara e kristianëve). Dhe përtej kësaj, kaq shumë njerëz të pafajshëm zhduken, edhe në këtë vend ku jetojmë...

Edhe një herë dëshiroj t’ia besoj vetveten mëshirës së Perëndisë. Ai vetë duhet të vendosë se kur dhe si duhet që unë t’i jap fund jetës sime mbi tokë dhe postit pastoral. Në jetë dhe në vdekje, Totus Tuus i panjollosur. Duke e pranuar tashmë këtë vdekje, unë besoj se Krishti do të më japë mëshirë për kalimin tim final, domethënë Pashka ime. Shpresoj gjithashtu që të shërbejë edhe për këtë kauzë të cilës unë po përpiqem t’i shërbej: shpëtimi i njerëzve, ruajtja e familjes njerëzore dhe e të gjtihë kombeve dhe popujve (mes tyre i referohem në mënyrë të veçantë vendit tim mbi Tokë), duke i shërbyer personave që në një mënyrë të veçantë më kanë besuar për çështjet e Kishës, për lavdinë e vetë Zotit.

Unë nuk kam dëshirë t’i shtoj ndonjë gjë asaj që kam shkruar një vit më parë – vetëm dua të shpreh këtë gatishmëri dhe në të njëjtën kohë këtë besim, për të cilin më kanë përgatitur këta ushtrime spirituale.

Pjesa e peste

Totus Tuus ego sum 5.III.1982. Gjatë ushtrimeve spirituale të këtij viti kam lexuar (shumë herë) testamentin të 6.3.1979. Pavarësisht se e konsideroj provizor (jo definitive), e lë në formën që ka aktualisht. Nuk ndryshoj për momentin) asgjë dhe nuk shtoj, asgjë për sa i takon kushteve të përmbajtjes së tij. Atentati ndaj jetës sime në 13.5.1981 në një farë mënyre ka konfirmuar saktësinë e fjalëve të shkruara në periudhën e ushtrimeve spirituale në 1980 (24.2 – 1.3). Ndiej edhe më thellësisht që gjendem totalisht në duart e Perëndisë – dhe mbetem në vazhdimësi në dispozicion të Zotit tim, duke ia besuar veten time Atij në Kishën e Tij (Totus Tuus).

Pjesa e gjashte

5.III.82 Në lidhje me frazën time të fundit në Testamentin e 6.3.1979 (Mbi vendin/domethënë vendin e funeralit/të vendosë Kolegji i Kardinalëve dhe Bashkatdhetarët”) – qartësoj se kam ndërmend: Metropoliti i Krakovës ose Këshilli i Përgjithshëm i Peshkopatit të Polonisë – Kolegjit të Kardinalëve i kërkoj të kënaqin sa më shumë që të jetë e mundur kërkesat e mundshme të të zgjedhurve.

Pjesa e shtate

1.3.1985 Në vijim të ushtrimeve spirituale. Edhe një herë – për sa i takon shprehjes “Kolegjit të Kardinalëve dhe Bashkatdhetarëve”: “Kolegji i Kardinalëve” nuk ka asnjë detyrim të pyesë në lidhje me këtë argument “Bashkatdhetarët”; megjithatë, mund ta bëjë këtë nëse e sheh të drejtë për ndonjë arsye.

Vijon në numrin e ardhshëm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›