Toska: Kokat e trafikut në Evropë, çirakët në Shqipëri

08/04/2005 Ministri i Rendit Publik diskuton pozicionin e ri të qendrës antitrafik të Vlorës
Ministri shqiptar i Rendit, Igli Toska, u takua të mërkurën në mbrëmje në Berlin me homologun e tij gjerman Oto Shilin. Toska ndodhet në kryeqytetin gjerman për të marrë pjesë në Kongresin e Tetë të Policisë Evropiane me temë "Siguria e Brendshme dhe Lufta kundër Terrorizmit në Evorpën e 25-ve
Ju zhvilluat një bisedë me homologun tuaj gjerman, Oto Shilin, cilat ishin temat?
U diskutua për rritjen e intensitetit të bashkëpunimit mes dy policive tona në fushën e krimit të organizuar. Diskutuam më tej çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe forcimin e kontrollit të kufirit, u fol për mënyrën se si duhet të kondicionohet roli i policisë shqiptare, nëpërmjet profesionalizmit të rrisë kontrollin në kufi, si edhe u diskutua për çështje që janë kardinale për të gjithë ne: ato të sigurisë e të luftës kundër terrorizmit.
Me çfarë rezultati përfundoi takimi?
Unë propozova që së shpejti pala shqiptare të nisi procedurat për vendosjen e këtij kontakti pranë ambasadës tonë në Berlin. Ky propozim u mirëprit nga ministri i brendshëm gjerman dhe besoj, që e njëjta gjë do të shikohet edhe nga pala gjermane dhe, qe në një kohë të dytë, mbasi të kalojë në kanalet e diskutimit teknik, do të dakordohet për mundësinë e vendosjes së një oficeri edhe në ambasadën gjermane në Tiranë.
Cilat qenë propozimet që u bënë lidhur me qendreën Anti Trafik në Vlorë?
Ndamë mendim të përbashkët për ripozicionimin e kësaj qendre. Pasi tashmë është publikuar nga të gjithë raportet ndërkombëtarë dhe partnerët që asistojnë policinë e shtetit, që trafiku i qenieve njerëzore nga Shqipëria pothuajse është në nivelin zero, ose në minimumin e tij historik. Kështu që edhe roli për të cilin është ngritur kjo qendër për të funksionuar ka rënë. Ne mund të shikojmë kalimin e saj në një objekt tjetër, po për qëllime të policisë, për të qenë efikas në një fushë tjetër.
Ku bazohet kjo kërkesë e lartë bashkëpunimi në fushën e luftimit të kriminalitetit?
Në Republikën Federale Gjermane banon një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë. Një pjesë e mirë e tyre janë tashmë të integruar në shoqërinë gjermane dhe bëjnë një jetë të ndershme. Për fat të keq, një pjesë e vogël e tyre, nga informacionet që kemi, janë përziere në veprimtari kriminale dhe pikërisht, për të vënë para drejtësisë penale, për t'i identifikuar dhe për t'i çuar deri në fund proçeset ndaj këtyre elementëve nevojitet që të rritet bashkëpunimi mes institucioneve tona, në mënyrë që këta elementë kur kryejnë vepra penale mos të gjejnë strehë në vendin tjetër.
Në vitin 2004 është publikuar një raport i Europolit ku flitej për Krimin e Organizuar shqiptar dhe lidhjet e tij me elementë ekstremistë që luftojnë për një të ashtuquajtur "Shqipëri të Madhe". Si reagoni ju ndaj raporteve të tilla?
E gjithë veprimtaria e policisë së shtetit shqiptar ka si synim parandalimin e veprimtarive kriminale, ruajtjen e parametrave të rendit dhe qetësisë publike, si edhe vënien para drejtësisë penale të gjithë atyre elementëve që kryejnë veprimtari kriminale në territorin e Republikës së Shqipërisë. Duke pasur parasysh që ky është objekti i veprimtarisë së shtetit, ne jemi munduar që ta përmbushim brenda detyrimeve tona institucionale duke u bërë në këtë mënyrë një faktor stabilizues, jo vetëm brenda territorit tonë, por edhe faktor stabiliteti në rajon. E them këtë në kuadër të një sërë operacioneve që ne kemi bërë në bashkëpunim me vendet e tjera rajonale që kanë të bëjnë kryesisht me trafikun e armëve, të drogave, tendencat për trafikun e qenieve njerëzore, të kontrabandës dhe të gjitha trafiqeve që mund të ndodhin midis kufijve të shteteve.
Një funksionar i lartë shërbimit serkret gjerman u shpreh vitin e kaluar se krimi i organizuar shqiptar përbën rrezikun më të madh për Evropën. A jeni dhe ju i mendimit, se krimi i organizuar më i rezikshëm ka identitet shqiptar?
Çirakët janë në Shqipëri, kurse kokat e tij janë në Europë. Dua të them që të gjitha grupet kriminale shqiptare që ushtrojnë aktivitet kriminal në vendet e Evropës, janë grupe që bashkëpunojnë me ato vendase, pra nuk mundet që një grup kriminal shqiptar të importohet në një vend të Evropës e aty të bëjë gjithçka, pa u njohur me terrenin, pa u ambjentuar me grupet kriminale vendase. Prandaj ne kemi këmbëngulur në të gjitha takimet zyrtare me homologët tanë t'i kërkojmë bashkëpunim në këto fusha, në mënyrë që edhe ne të japim kontributin tonë për t'i vënë para drejtësisë penale këta elementë kriminalë që zhvillojnë veprimtari kriminale në këto vende.
Marrë nga Dojçe Vele