E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset rëndë 8-vjeçari, i plas në dorë kapsolla, e gjeti në kohën që po luante



Pukë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës, ku një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi i ka shpërthyer në dorë një kapsollë. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, ai e gjeti atë ndërsa luante afër shtëpisë në trungun e një peme. Teksa po e shihte me vëmendje duke kërkuar të kuptonte se çfarë ishte ky send i veçantë që kishte gjetur, kapsolla ka plasur, duke e dëmtuar rëndë nga ana fizike 8-vjeçarin me inicialet E. D. Burimet pohojnë se ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Pukës për ndërhyrje shëndetësore, por duke qenë se gjendja e tij është shumë e rëndë, ai është dërguar më pas në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka marrë dëmtime të rënda në sy dhe në gishtërinjtë e njërës dorë.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›