E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e Nunit, hetime punës si pedagog

11/02/2009  Reagon edhe ambasada amerikane, kërkon arrestimin e atentatorit të gjykatësit

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore ai doli nga ambientet spitalore

TIRANE- Hetimet për identifikimin e autorëve që plagosën mbrëmjen e ditës së diel Ardian Nunin janë shtrirë në Fakultetin e Drejtësisë. Pikërisht në këtë fakultet, anëtari i Gjykatës së Lartë Nuni punon si pedagog, dhe për rrjedhojë hetuesit kanë ngritur një sërë dyshimesh, për ndonjë konflikt të mundshëm të Ardian Nunit me studentët apo punonjësit e këtij institucioni. Burimet thanë se lidhur me këto dyshime janë marrë në pyetje dy pedagoge, të cilat mendohet se kanë pasur konflikt me gjyqtarin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Grupi hetimor nuk pranon të japë të dhëna konkrete, por shprehet se nga hetimet e zhvilluara, ka mundur të identifikojë një person që dyshohet se ka qëlluar katër herë me pistoletë në drejtim të Ardian Nunit. Ndërkohë që për të hedhur sa më shumë dritë mbi motivet e ngjarjes Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar këqyrjen e thirrjeve telefonike si dhe në të njëjtën kohë ka sekuestruar disa kamera që ishin vendosur në dyqanet që ndodheshin në zonën ku banon Ardian Nuni. Ekspertët thanë se ditët në vazhdim pritet që të gjitha pamjet filmike të regjistruara nga këto kamera, të shihen me vëmendje, pasi shpresohet se ato mund të kenë regjistruar atentatorin që qëlloi drejt Nunit me katër plumba.

Del nga spitali

Ndërkohë që ky i fundit dje rreth orës 14:30 ka dalë nga ambientet e Spitalit Ushtarak, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte jashtë rrezikut për jetën. Juristi Ardian Nuni iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve mjekësore dhe se ai nuk ka më asnjë komplikim për shëndetin. Mësohet se ekzaminimet e fundit janë bërë rreth orës 14.00, pas së cilës ai la ambientet e Spitalit Ushtarak për të shkuar në banesën e tij në rrugën “Komuna e Parisit”. Miq, të afërm dhe politikanë kanë vazhduar vizitat në dhomën numër 1 të pavijonit VIP në Spitalin Ushtarak.

Reagimi i amerikanëve

Lidhur me atentatin ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Withers. Ambasadori shprehu shqetësimin e tij personal në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë ndaj gjyqtarit Nuni, duke kërkuar dhe theksuar së agjencitë ligj zbatuese duhet të bëjnë më së miri punën e tyre në kuadër të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve të ngjarjes. Withërs u shpreh se organet e pavarura të drejtësisë duhet të jenë në front të luftës antikorrupsion në respekt absolut ndaj parimeve demokratike. Deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë u bë gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme me kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, me rastin e zgjedhjes së saj në postin e drejtueses së Gjykatës së Lartë. Withërs dhe Beçaj deklaruan se sistemi gjyqësor në një vend demokratik është një nga hallkat më të rëndësishme me një vlerë të pazëvendësueshme.

Pamjet filmike

Prokuroria ka sekuestruar disa kamera që ishin vendosur në dyqanet për rreth zonës ku banon Ardian Nuni. Të gjitha pamjet filmike të regjistruara nga këto kamera, do të shihen me vëmendje, pasi shpresohet se ato mund të kenë regjistruar atentatorin që qëlloi drejt Nunit me katër plumba.

Reagimi i Withërsit

Ambasadori shprehu shqetësimin e tij në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë ndaj gjyqtarit Nuni, duke kërkuar dhe theksuar së agjencitë ligj zbatuese duhet të bëjnë më së miri punën e tyre në kuadër të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›