Zgjedhjet, PS 37%, PD 30% dhe LSI 5%
11/02/2009 “Zogby” publikon rezultatet e sondazhit
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 37%, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 30%. Sondazhi i “Zogby”-it i bërë publik në Top-Channel përfshin anketimet e 1000 personave, ndërsa gabimi sipas organizatorëve llogaritet në 3.2 për qind. Nga rezultatet e sondazhit rezulton se 19% e të anketuarve janë të pavendosur se për cilën forcë politike do të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkohë LSI renditet e treta me 5% dhe tri parti të tjera Partia Republikane, PBDNJ dhe Partia Demokristiane do të merrnin 1% të votave. Sipas analistit të “Zogby”-it, Sam Rodgers nga anketimi rezulton se 82 për qind e shqiptarëve do të merrnin pjesë në zgjedhjve, ndërsa 19 për qind janë shprehur se ndoshta mund të marrin pjesë në procesin e votimit. Në lidhje me problemet kryesore të shoqërisë shqiptare, të anketuarit rendisin punësimin (66 për qind), ekonominë (57 për qind) dhe varfërinë (47 për qind). Pyetjes nëse vendi po shkon apo jo në rrugën e duhur, të anketuarit kanë mbështetur me 44% zgjedhjen “e duhur”, 41% jo i duhur dhe 15% shprehen të pasigurtë. Përsa i takon performacës së treguar nga Kryetari i PS-së Edi Rama dhe nga Kryeministri Sali Berisha, 44% vlerësojnë liderin socialist, ndërsa 32 % kreun e PD-së. Sondazhi i bërë publik nga “Zogby” pason sondazhet e organizuara nga “Gani Bobi”, sipas të cilit PD në zgjedhjet e ardhshme do të merrte 48 për qind të votave, Partia Socialiste 37% dhe LSI-ja 6%. Një tjetër sondazh, i cili është publikuar nga drejtues të LSI ka nxjerrë fitoren e PD-së në 8 qarqe, PS-në në 3, ndërsa në një qark fiton LSI. Por sipas këtij sondazhi, e majta në Shqipëri do të merrte më shumë vende në Parlament sesa koalicioni i djathtë.