Politekniku, si do të bëhet përzgjedhja për 45 vende bosh për pedagogë
Jorgaq Kaçani: “Kriteret e përzgjedhjes do të bëhen publike brenda kësaj jave”.45 pedagogët e rinj në këtë universitet do të shpallen javën e parë të tetorit
Universiteti Politeknik i Tiranës do të punësojë 45 pedagogë të rinj për vitin akademik 2008-2009. Ndërkohë që kriteret e përzgjedhjes për pedagogët e rinj që do t’i bashkohen trupës akademike të këtij universiteti do të bëhen publike brenda kësaj jave. Lajmi bëhet i ditur nga rektori i këtij institucioni, Jorgaq Kaçani, i cili shprehet se kriteret e përzgjedhjes së pedagogëve do të bëhen gjatë këtyre ditëve. Rektori Kaçani sqaron se shpallja e kandidaturave që do ta fitojnë të drejtën për të dhënë mësim në fakultetet e Universitetit Politeknik do të bëhet në javën e parë të muajit tetor.
Vendet
Në Universitetin Politeknik nevojiten më shumë pedagogë në Fakultetin e Teknologjisë e Informacionit, sepse në këtë fakultet këtë vit janë pranuar më shumë student të rinj në krahasim me vitin e kaluar. Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit është i ndarë në dy departamente, një seksion dhe një qendër, që përkatësisht janë: Departamenti Elektronikës dhe Telekomunikacionit; Departamenti i Inxhinierisë Informatike; Seksioni i Informatikës; Qendra e Kërkim Zhvillimit të Teknologjisë dhe Informacionit (INIMA). Pikërisht në këto katër pjesë të këtij fakulteti pritet të punësohen pjesa më e madhe e pedagogëve të rinj. Por, në mënyrë që shtimi i numrit të studentëve të rinj që do pranohen të mos shoqërohet me mangësi në mësimdhënie, Politekniku ka vendosur të kërkojë punësimin e 45 pedagogëve të rinj në fakultetin e sipërpërmendur. Gjithashtu, një masë tjetër që ka marrë ky universitet për mbarëvajtjen e mësimit është sistemimi i sallave të laboratorëve dhe të auditorëve, që kuotat e rritura të këtij viti të përballohen me sukses.
Kriteret
Autoritetet drejtuese të fakulteteve të Universitetit Politeknik kanë bërë propozimet përkatëse për kriteret e përzgjedhjes së pedagogëve të rinj, në mënyrë që numri i pedagogëve që ka premtuar qeveria të shpërndahet në mënyrë sa më të drejtë dhe pikërisht aty ku nevojat për më shumë staf pedagogjik janë më të mëdha. Studentët që kanë studiuar jashtë vendit do të jenë më të preferuarit për të qenë pjesë e stafeve akademike. Ky është kriteri i parë i përcaktuar nga universitetet publike për përzgjedhjen e 400 pedagogëve të rinj. Kthimi në vend i personave që kanë kryer shkollën e lartë dhe kanë mbrojtur titujt shkencorë jashtë vendit ka hapur debate të shumta. Pak kohë më parë, këshilltari i kryeministrit, Myqerem Tafaj, ka shprehur pëlqimin e përzgjedhjes së atyre që kanë studiuar jashtë shtetit, ose për pedagogët e huaj.
Vendet për pedagogë
Në Universitetin Politeknik nevojiten më shumë pedagogë në Fakultetin e Teknologjisë e Informacionit.
Fakulteti i Teknologjisë e Informacionit përbëhet nga:
Departamenti Elektronikës dhe Telekomunikacionit
Departamenti i Inxhinierisë Informatike
Seksioni i Informatikës
Qendra e Kërkim Zhvillimit të Teknologjisë e Informacionit INIMA
16 Shtator 2008