E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosje në lavazho, qëllojnë me pistoletë nga një makinë pa targa

Gjirokastër, 1 Shtator, NOA - Në komisariatin e policisë së Gjirokastrës, rreth orës 21.35 minuta të mbrëmjes, është paraqitur një person me inicialet I.B. nga fshati Lazarat, i cili ka bërë denoncim se në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur Kordhocë në një lavazho, është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar nipi i tij me inicialet A.B, 18-vjeç.

Ai ka pohuar se këta persona lëviznin me një automjet me targa të huaja dhe kanë shtënë me pistoletë drejt tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë ku ka rezultuar se automjeti tip Volsvagen si pasojë e të shtënave ka marrë katër plumba pistolete.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e gëzhojave në vendngjarje, mbledhjen e provave të tjera ligjore, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Për zbardhjen e saj, janë angazhuar ekspertët më të mirë të policisë së Gjirokastrës ku në bashkëpunim me prokurorinë po punohet inteivisht për zbardhejn e ngjarjes.

Ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›