Vritet 42-vjeçari në oborrin e shtëpisë, policia shoqëron 15 persona për ngjarjen

Durrës, 1 Shtator, NOA Një 42-vjeçar është plagosur në oborrin e shtëpisë menjëherë sapo ka hyrë brenda tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave viktima është 38-vjeçari Ardian Çela, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund të Sukthit.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor kreu veprimet e para, prej të cilave rezultoi se ky person gjatë kohës që po hynte në banesën e tij është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Ndërkaq, deri në orën 09.00 të ditës së sotme janë shoqëruar lidhur me këtë ngjarje në polici 15 persona dhe po vazhdon puna për identifikimin e kapjen e autorit të ngjarjes.
Materialet për veprat penale të Vrasjes me paramendim dhe Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA