E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti Medicus, sërish në Gjykatë

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 11:24

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka nisur seanca e konfirmimit të akuzës për rastin e klinikës "Medicus".

Seanca e parë e konfirmimit u mbajt më 14 dhjetorin e kaluar, derisa u vendos vazhdimi më 6 janar, për shkak të disa mosmarrëveshjeve ligjore.

Në rastin e klinikës "Medicus" janë shtatë të pandehur, të cilët akuzohen për përfshirjen në një rrjet të trafikimit me njerëz, duke rekrutuar, transportuar dhe shfrytëzuar njerëz për zhvendosjen dhe transportimin e pjesëve të trupit; pastaj për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, veprime të paligjshme mjekësore dhe procedura të tjera mjekësore, përfshirë zhvendosjen e organeve njerëzore dhe transportimin e tyre.

Hetimet kanë filluar në vitin 2008 nga Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut, raporton REL.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›