Plani, NATO-ja pranë hartimit të një strategjie gjithëpërfshirëse
Blerina Olldashi
Në takimin e NATO-s në Lisbonë që do të mbahet në vjeshtë, anëtaret e NATO-s do të diskutojnë doktrinën e re të Aleancës. Sekretari i përgjithshëm Anders Fog Rasmusen ka ngarkuar ish-ministren e Jashtme amerikane, Medlin Ollbrajt, me hartimin e një dokumenti të ri strategjik. Domosdoshmërinë e një dokumenti të ri gjithëpërfshirës e ka kërkuar edhe ministri i brendshëm amerikan Robert Gejts. Sipas tij, zyrtarët e Konceptit të Strategjisë së re janë caktuar që të shkruajnë nevojat që trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh në atë që ai e quajti, një dokument gjithëpërfshirës, të ngjeshur dhe detyrues, dokument i cili plotëson nevojat e Europës së zgjeruar pas Luftës së Ftohtë dhe botës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. “Çmilitarizimi i Europës, ku breza të tërë të publikut dhe klasës politike janë kundër përdorimit të forcës dhe rreziqeve që sjell ajo, ndërkohë që shekulli i 20-të ishte një avantazh për ta, tani kanë hasur një pengesë për të arritur siguri të vërtetë dhe paqe të qëndrueshme në shekullin e 21-të”. Sekretari Gejts tha se europianët duhet ta kuptojnë rëndësinë e NATO-s si një aleancë ndërkombëtare sigurie, jo vetëm një organizatë për mbrojtjet e integritetit territorial të Europës, sikurse ishte kur u themelua në vitin 1949. “Mundësia më e madhe e kërcënimeve mund të burojë nga shtetet e dështura, që po dështojnë apo të copëtuara sesa nga shtete agresore, ku aktorë të rrezikshëm dhe jo shtetërorë shpesh veprojnë nga brenda atij vendi me të cilin ne nuk jemi në luftë, ose nga vetë kufijtë e vendeve tona, dhe nga ku përhapja e armëve dhe teknologjitë e reja mundësojnë spektrin e kaosit dhe shkatërrimit në masë në çdo kryeqytet tonin”. Gejts tha se NATO-ja duhet të ndyshojë mënyrën e funksionimit, përmirësojë procesin buxhetor, investojë në mundësitë e së ardhmes dhe të mbyllë bazat për të cilat nuk ka më nevojë. Ai theksoi se për shumë vite, vende anëtare nuk kanë qenë të gatshme për të plotësuar kërkesat e duhura për aeroplanë transporti, aeroplanë autobotë, helikopterë dhe aftësi zbulimi. Gejts tha se aleanca ka nevojë të ndryshojë thelbësisht mënyrën se si cakton prioritetet dhe grumbullon burimet, në mënyrë që të mbetet e përshtatshme në ndryshimin e tablosë strategjike. Zyrtarët amerikanë i kanë theksuar shpesh këto pika gjatë viteve të fundit, duke u kërkuar europianëve që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të jenë më mbështetës në përpjekjet e NATO-s, që nga mbrojta kundër raketave deri tek lufta në Afganistan. Zyrtarët ameriaknë thonë se janë vënë re përparime, kryesisht në shtimin e trupave evropiane për Afganistanin.
25 Shkurt 2010