Të sëmurët që përfitojnë nga lista e re me barnat me rimbursim për vitin 2010
Eljona Lata
Këshilli i Ministrave miratoi dje listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2010. “Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 17 barna të reja nga të cilat disa formë doza barnash që trajtojnë sëmundje kronike duke krijuar mundësinë e një dozimi më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët. Këto barna përdoren për mjekimin e anemisë në insuficiencën renale kronike; diabetit, sëmundjeve pulmonare (të mushkërive) apo dhe të CA(kancer)” shprehet drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas kësaj të fundit me këto barna do të trajtohen kryesisht kategoritë si fëmijët, gratë, invalidët dhe pensionistet. Kjo listë do të kushtojë rreth 5.5 miliardë lek të reja për një vit, nga të cilat barnat e reja kushtojnë 131 milionë lekë.
Buxheti
Sa i takon barnave të reja, ka një rritje prej 2.4% në raport me totalin e shpenzimeve Hana vuri theksin tek përmirësimi i trajtimit me medikamente të rimbursueshme për kategorinë e grave, të cilat sot kanë një vëmendje më të madhe. “Barnat: Dydrogersterone për çrregullimet menopauzike dhe fenticanazole antimykotik, përbëjnë 1.5% të barnave të reja”, tha drejtoresha e ISKSH-së. Miratimi i listës i jep fund edhe problemeve të krijuara me grosistët, furnizuesit e medikamenteve, për shkak të zhvlerësimit të lekut në tregun e këmbimit të valutës dhe mbivlerësimit të monedhës së eurozonës. Për listën e re Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion këtë vit rreth 5.3 miliard lekë për ilaçet e rimbursueshme. Artikujt e ri të përfshira në këtë listë kryesisht do të përdoren për të gjithë pacientët kronikë, shumica për moshën e tretë dhe për kontingjentin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje specifike, për të cilat rimbursimi mundësohet nga buxheti i shtetit, akorduar për barnat.
Barnat e reja
Formë-doza të reja të barnave të listës të cilat përmirësojnë cilësinë shërbimit. Barna të tilla janë: Multienzime 25000UI,Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 30mg, 120mg, 150mcg dhe 200mcg/03ml pre-filled syr, Dexamethason sodium phosphate 4mg/ml-1 ml amp, Mycophenolate mofetil 500mg, Budesonide 200mcg,400mcg*60 cacs inh. Këto barna kanë kompliancë me të mirë dhe përdorim me të përshtatshëm për të sëmurë kronikë Alternativa
Në këtë grup përfshihen barna të reja që përdoren, barna me veprim antikoagulante Ëarfarine 1 mg, Antibiotik me përdorim pediatrik Cefixime 100mg/5ml-100ml, antinfektiv dhe antiseptik gjinekollogjike si Fenticonazole 600mg ov,si dhe një Insulina glulisië 100UI/3 ml si një insulinë e re analoge duke e plotesuar më mirë këtë grup barnash. Nga kombinimet e barnave ekzistuese të listës janë përfshirë në këtë listë 2010, disa kombinime barnash me përdorim kryesisht në pneumologji dhe gjinekologji, të cilat realizojnë mundësi më të mira të mjekimit për sëmundjet respiratore dhe gjinekologjike.
Boc Vendimi i plotë i qeverisë
Për buxhetin e vitit 2010, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Masa e mbulimit të çmimeve të barnave, të përfshira në listën e barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, të jetë nga 50 për qind deri në 100 për qind, sipas grupeve terapeutike dhe barnave, të përcaktuara në Pasqyrën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Masa e mbulimit të çmimit të barnave, për alternativën e parë në listën e barnave të rimbursueshme, për kategorinë e pensionistëve, të jetë 100 për qind.
4. Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit, përkatësisht në masën 12 për qind, për tregtimin me shumicë, dhe 29 për qind, për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme, si dhe marzhet e diferencuara të tregtimit me shumicë e pakicë të disa barnave të listës, të dhëna në Pasqyrën II, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Efektet financiare të përballohen nga buxheti i vitit 2010, i miratuar për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe për Ministrinë e Shëndetësisë.
6. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste.
7. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
8. Vendimi nr.521, datë 13.05.2009, i Këshillit te Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare
box
Lista e barnave të reja
1. Wararine 1 mg, (Barna me veprim antikoagulante)
(Antianemiket (4forme-doza te te njejtit bar)
2.Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 30mcg/03ml pre-filled syr,
3.Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 120mcg/03ml pre-filled syr
4.Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 150mcg/03ml pre-filled syr
5.Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 200mcg/03ml pre-filled syr
6.Cefixime 100mg/5ml-100ml (Antibiotik me perdorim pediatrik)
(Barna antinfektive dhe antiseptike gjinekologjike)
7.Fenticonazole 600mg ovule,
8.Metronidazole+Neomicine+Nystatine(500mg+65000UI+100000UI)ovule 9.Multienzime 25000UI (Enzimat)
10.Insuline Glulisine 100 N.Nj – 3ml (Antidiabetiket
11.Dexamethason sodium phosphate 4mg/ml-1 ml amp (Kortikosteroidet sistemike)
12.Mycophenolate mofetil 500mg (Imunosupresiv
13.Budesonide 200mcg -60 caps inh(Antiasmatiket)
14.Budesonide400mcg -60 caps inh
15.Budesonide+ Formoterol 320mcg/9mcg inh.
16.Dydrogesterone 10mg tabl
17.Travaprost+Timolol 40mcg+5mg/1ml- 2.5ml fl ( Barnat oftalmike)
box
Vonesat në miratimin e listës
Sipas rregullores, lista miratohet në fillim të çdo viti. Por për këtë vit lista e propozuar e barnave me rimbursim u shty për shkak të kthimit mbrapsht nga Ministria e Financës. Specialistët e këtij dikasteri e cilësuan këtë listë mjaft të lartë dhe të papërballueshme nga buxheti i shtetit për sa i përket kostos që kishte. Ndërsa ministria e Shëndetësisë u kundërpërgjigj me një deklaratë ministrisë së Financave duke i thënë se nuk lista e barnave me rimbursim nuk ka kosto kaq të lartë. Burime pranë ministrisë së Shëndetësisë problem mbetet rritja e çmimit të euros në kursin e këmbimit të valutës. Miratimi i listës Pas kthimit të listës së barnave me rimbursim nga ana e ministrisë së Financave për shkak të faturës së lartë, u vendos që miratimi i saj të bëhet në fund të shkurtit. Problemi i vetëm mbetet rritja e çmimit të euros në kursin e këmbimit të valutës dhe jo fondi i lartë i vendosur në dispozicion për ilaçet që do të rimbursohen. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, ky fond nuk është më i lartë se ai i një viti më parë. Këto kanë qenë argumentet e dhëna nga Specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë se lista e barnave është e balancuar deri në detaje. Disa nga ilaçet, të cilat konsiderohen të shtrenjta, janë për pacientët që trajtohen nga problemet e gjakut, barnat postransplantin, apo një grup ilaçesh për pacientët me insuficiencë renale, probleme në veshka. Nga ana tjetër, lidhur me çmimin e euros në tregun e valutës, zhvlerësimit apo vlerësimit të lekut, Shoqata e Grosistëve dhe përfaqësues të ISKSH-së ranë dakord që çmimi me të cilën do të llogaritej tregtimi i barnave do të ishte sipas raportimit të kursit mesatar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë. Lista e barnave Pas diskutimeve dhe balancimit të fakteve është rënë dakord që kjo listë do të jetë më shumë e ngjashme me listën e fundit te barnave me rimbursim, atë të vitit 2009. Edhe pse këtë herë aprovimi dhe dorëzimi i projektvendimit ka qenë i parakohshëm por miratimi është vonuar, duke u shtyrë me dy muaj më vonë. Ky vendim është marrë që në muajin shtator nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
25 Shkurt 2010