E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani buxhetor 2010-2013, rritje pagash dhe pensioneve me 10 dhe 14%

Qeveria i bën ballë krizës ekonomike duke rritur pagat dhe pensionet, deri më 14 për qind. Pavarësisht krizës ekonomike, e cila ka ndikuar te të ardhurat, shpenzimet dhe tkurrjen e tregtisë me jashtë, qeveria ka vendosur në planin e kuadrit makroekonomik 2010-2013 që të rrisë fondin për politikat sociale. Konfirmimi vjen nga Ministria e Financave, e cila sapo certifikoi planin trevjeçar të taksave dhe shpenzimeve. Në kuadrin e ri makroekonomik dhe fiskal, miratuar më 6 janar nga Këshilli i Ministrave, thuhet se do të vijojë rritja e qëndrueshme e nivelit të përgjithshëm të pagave, mesatarisht në masën 4 deri në 14 për qind. Sa u takon pensioneve, u miratua plani për rritjen e masës për kategori të caktuara, nga 7 deri në 10 për qind. “Kjo bëhet me qëllim ngushtimin e hendekut mes pensioneve të fshatit dhe qytetit”,- thekson Ministria e Financave. Për vitin 2010, qeveria ka vendosur në dispozicion të pensionistëve rreth 30 milionë dollarë. Fondi do të përdoret për rritjen e pensioneve sipas kategorive të caktuara në mesin e këtij viti, duke filluar nga muaji korrik 2010. Plan për rritje fondi ka edhe për administratën shtetërore, e cila në numër ka zbritur nën 90 mijë, kurse pensionistë janë gati 550 mijë.
Miratimi i kuadrit makroekonomik dhe fiskal bëhet çdo fillimviti nga qeveria, në mënyrë që të kihen parasysh skenarët e monitorimit dhe zbatimit të buxhetit të shtetit. Edhe pse rritja e pagave dhe pensioneve nuk rekomandohet nga ndërkombëtarët, sidomos kur vërehen shenja krize, qeveria shqiptare ka vepruar në të kundërtën. Mjafton të kujtojmë rritjen e madhe të pagave dhe pensioneve në maj të 2009-ës, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kjo politikë, qeverisë shqiptare i kushtoi rreth 70 milionë dollarë, dhe vendi po përballej me rënie të të ardhurave.

Këshilli i Kontabilitetit, zgjidhen anëtarët e rinj

Lirohen nga detyra dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, duke u zëvendësuar me vendim qeverie. Me propozim të ministrit të Financave u vendos në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave lirimi nga detyra e anëtares së Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Lindita Lati, për shkak të përfundimit të mandatit, dhe të Skënder Uku, për shkak të emërimit të tij në një detyrë tjetër, jashtë sistemit të financave. Lati aktualisht është kryetare e Komisionit të Konkurrencës, kurse Uku është nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatim-Taksave. Emrat e rinj të propozuar nga ministri i Financave dhe që marrin mandatin janë Federik Cucllari nga universiteti “Fan S.Noli” Korçë dhe Arjana Dyrmishi, nga Ministria e Financave.

Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:37:35, 14.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 95.64 +0.03
EURO EUR 138.88 +0.31
Poundi Britanik GBP 155.74 +0.43
Franga Zviceriane CHF 93.81 -0.09
Jeni Japonez (100) JPY 104.11 -0.54
Dollari Australian AUD 88.98 +0.54
Dollari Kanadez CAD 92.96 +0.65
Korona Suedeze SEK 13.63 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 16.99 +0.04
Korona Daneze DKK 18.66 +0.01
SDR SDR 150.83 +0.53
Ari(OZ 1) XAU 108850.73 +585.50
Argjend(OZ 1) XAG 1771.30 +17.87

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 13.01.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.73%
12M 12-mujor 7.74%
6M 6-mujor 6.64%
3M 3-mujor 5.72%
1M 1-mujor 5.18%
1Ë njëjavor 4.74%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 6.30%
o/n njëditor 5.72%
12M 12-mujor 9.53%
6M 6-mujor 8.26%
3M 3-mujor 7.30%

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›