Vlorë, makina i merr jetën një kalimtari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur dje në rrugën nacionale Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00, në afërsi të fshatit Novoselë. Një veturë "Volkswagen Golf", ngjyrë gri me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një mashkull rreth 50 vjeç, i cili është ende i paidentifikuar nga policia. Renato Gjika ka qenë në drejtimin e automjetit dhe sipas tij, kalimtari i panjohur i ka prerë rrugën në mënyrë të menjëhershme, pa i dhënë mundësi të frenojë. Shoferi është dorëzuar vetë në polici dhe është mbajtur në Komisariatin e Vlorës dje natën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, trupi i të cilit është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës.
Ndërsa në Fier, në mëngjesin e ditës së djeshme, një automjet i blinduar, që transportonte paratë e një banke, ka aksidentuar rëndë një person që udhëtonte me motoçikletë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 23-vjeçari Aurel Elezi është përplasur nga makina e bankës, sapo ka hyrë në rrugën nacionale Fier-Ballsh, nëpërmjet rrugës së fshatit Portëz, ku jeton prej disa vitesh. Motoçiklisti është përplasur me një furgon të blinduar tip "Ford" që drejtohej nga shtetasi Luan Saliaj, ish-efektiv i policisë rrugore. I plagosur rëndë, 23-vjeçari, është dërguar për në spitalin e Fierit, ndërsa shoferi 45-vjeçar është shoqëruar nga ish-kolegët e tij të Komisariatit të Fierit.