Vetëvrasjet, dy viktima të tjera dje
Dy vetëvrasje të ndodhura dje e kanë thelluar edhe më tej bilancin e tmerrshëm të vdekjeve jonatyrore të këtij fillimviti. Një 19-vjeçar nga Rrajza e Librazhdit dhe një 53-vjeçar nga Vlora kanë ndërruar jetë të varur në litar gjatë ditës së djeshme. Arsyet mendohen të jenë të ndryshme, në njërin rast ekonomike, ndërsa në tjetrin emocionale. Ndërkohë, vetëvrasjet janë bërë dje objekt edhe i debateve politike.
Burimet e policisë së Librazhdit njoftuan dje për vetëvarjen e 19-vjeçarit Albert Allhidri. Djali është gjetur i varur me një litar në banesën e tij, rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Rrajcë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Përrenjasit. Policia nuk ka dalë ende në konkluzionin se cilat kanë qenë motivet e këtij akti, por ndërkohë që nga të afërm të të riut mësohet se ai ishte kthyer vetëm një ditë më parë nga emigracioni në Greqi. Sipas burimeve familjare, pamundësia për të ndryshuar gjendjen ekonomike mund të ketë qenë shkaku i këtij vendimi të tmerrshëm.
Ndërsa Policia e Vlorës njoftoi paradite se 53-vjeçari Ferdinand Bedini kishte varur veten me një tel, në oborrin e shtëpisë së tij. Ai jetonte vetëm me babanë e moshuar në një shtëpi private në lagjen "Vrenëz" të Vlorës dhe prej pak kohësh ishte ndarë nga gruaja. Të afërmit thanë se 53-vjeçari kishte kohë që shfaqte shenja depresioni dhe se gjendja e tij ishte rënduar pas divorcit. Përpara se të vriste veten burri ka lënë edhe një letër për familjarët, por policia e mban të fshehtë përmbajtjen e saj.