E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik, Basha: Tirana moderne dhe Evropiane, do sjellë zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune

18-05-2012 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Lulzim Basha prezantoi sot planin e ri urbanistik të Kryeqytetit. Më në fund, pas 22 vjetësh, Tirana do ketë një Plan Urbanistik, i cili do shërbejë si dokumenti bazë për zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e Tiranës Evropiane


UPDATE- Moment historik e ka cilësuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha prezantimin e planit të përgjithshëm urban të kryeqytetit, i cili do të t’i shërbejë zhvillimit ekonomik, mirëqenies, dhe mbi të gjitha krijimit të vendeve të punës, të cilat janë prioritet i Bashkisë. “Kam kënaqësinë të çel këtë takim në 22 vitet e fundit të kryeqytetit tonë. Një moment historik për vetë problematikat që ajo mbart në këtë periudhë kohe, por edhe për sfidat me të cilat përballet realiteti ynë”- e nisi prezantimin e tij kryebashkiaku Basha. Ai e cilësoi planin e ri urban të Tiranës mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të saj, i cili prej kohësh ka vuajtur frenimin ekonomik dhe ka dhënë shenja lodhjeje për shkak të politikës së ndjekur në këto vite. Basha theksoi se plani i ri ka një filozofi të re që synon bashkëpunimin me njësitë vendore, të adresojë shqetësimet e qytetarëve dhe të zgjidhë konfliktin mes privatit dhe publikut. “Plani rregullues, i cili u realizua brenda 10 muajsh është gjithëpërfshirës dhe ka si synim një Tiranë metropolitane, ku përfshihet ndërtimi dhe hapësirat e gjelbra” – theksoi Kryebashkiaku, ndërsa shtoi se ky plan do t’i japë një vizion të qartë urban kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›