Planifikimi i Territorit, qeveria merr kompetencat e bashkive të PS-së
Ndryshimet në ligj parashikojnë dhënien e lejeve të ndërtimit nga KKT-ja
Eljona Ballhysa
Miratimi i planeve rregulluese të qyteteve kryesore të vendit do të jetë kompetencë e Këshillit Kombëtar të Territorit. Kjo është përcaktuar në ndryshimet në ligjin “Për planifikimin e territorit”, që janë miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Duket se nëpërmjet këtyre ndryshimeve Ekzekutivi rrëmben kompetencat e bashkive kryesore të vendit, shumica e të cilave drejtohen nga Partia Socialiste. Duket se këto ndryshime janë bërë me qëllim që qeveria të marrë në dorë planin rregullues të kryeqytetit për të cilin ka pasur debate mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Prej kohësh kryeministri Berisha dhe PD-ja kanë bërë thirrje që qeveria të marrë përsipër planin rregullues të Tiranës, që është në kompetencat e Bashkisë së Tiranës.
Ndryshimet
Ndryshimet në ligj, të miratuara në mbledhjen e djeshme të qeverisë, parashikojnë që
“Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës që ka kompetencë ekskluzive shqyrtimin përfundimtar të planeve zhvillimore (rregulluese/të planifikimit) të bashkive të kategorisë së parë, në territorin e vendit dhe miratimin e tyre”. Sipas ndryshimeve të qeverisë bashki të kategorisë së parë janë: Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Pogradeci, Korça, Lezha, Lushnja, Kukësi, Peshkopia, Laçi dhe Kavaja. Planet rregulluese të këtyre qyteteve miratohen në mbledhjen e Këshillit Rregullues të Territorit të qytetit dhe jo nga Këshilli Kombëtar.
Më pas ndryshimet në ligj parashikojnë që “Këshilli Kombëtar i Territorit e ushtron, përjashtimisht, këtë përgjegjësi dhe në territore administrative të tjera, ku parashikohet zhvillimi i porteve të hapura ndërkombëtare, i centraleve energjetike, digave dhe dambave të larta, si dhe ndërtimeve të tjera me interesa strategjike për vendin”.
Qeveria shton një tjetër paragraf në Nenin 74 të ligjit “Për planifikimin e territorit” në të cilin thuhet se “në rastet kur zhvillimi është projektuar në zona kombëtare, në toka shtetërore dhe në oborre të institucioneve publike arsimore, të të gjitha niveleve, zonave universitare, spitaleve, kopshteve dhe çerdheve, kërkesa për zhvillim i përcillet për miratim Këshillit Kombëtar të Territorit”.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i ligjit për planifikimin e territorit është dhënia e lejeve të ndërtimit në zonat kombëtare. Që në nenin 1 të projektit të qeverisë sqarohet se Këshilli Kombëtar i Territorit miraton kërkesat për zhvillim dhe lejet e ndërtimit në: zona kombëtare; toka shtetërore dhe në oborre të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, të zonave universitare, spitaleve dhe kopshteve e çerdheve.
Ndërsa në pikën 2 të nenit 77 shkruhet: “Lejet e ndërtimit në zona kombëtare, në toka shtetërore e në oborre të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, të zonave universitare, spitaleve, të kopshteve e të çerdheve miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Më pas sqarohet se brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, bashkitë e kategorisë së parë depozitojnë për shqyrtim planet zhvillimore rregulluese, kur planet nuk i janë nënshtruar shqyrtimit dhe miratimit nga KRRTRSH-ja, sipas Ligjit Nr. 8405, datë 16.9.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar.
Qeveria miraton Task-Forcën për zbardhjen e krimeve të komunizmit
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë u miratua ngritja e Task-Forcës për hetimin dhe zbardhjen e plotë të krimeve të komunizmit. Në bazë të vendimit të qeverisë, Task-Forca do të ketë si qëllim kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë viteve të regjimit komunist. Task-Forca do të kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm dhe do të ketë në përbërje drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; drejtorin e Arkivit së Shërbimit Informativ Shtetëror; drejtorin e Arkivit të Ministrisë së Brendshme; drejtorin e Arkivit Qendror në Ministrinë e Mbrojtjes; zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; nëndrejtorin e Përgjithshëm i Burgjeve; nëndrejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore si dhe kryetarin e Institutit të të Përndjekurve Politikë. Në mbledhjet e Task-Forcës do të ftohen të marrin pjesë përfaqësues të sistemit të Drejtësisë dhe të institucioneve të tjera të interesuara, kur çmohet se pjesëmarrja e tyre do jetë e vlefshme për përmbushjen e misionit të saj. Task-Forca do të ndihmohet nga sekretariati teknik, i cili ka në përbërje një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë; një përfaqësues nga Drejtoria Juridike në Ministrinë e Brendshme; një përfaqësues nga Policia e Shtetit. Kryetari i Task-Forcës, në bazë të vendimit të qeverisë raporton me shkrim, pas çdo mbledhjeje, pranë kryeministrit, lidhur me ecurinë, problematikat e hasura, masat e ndërmarra dhe rezultatet konkrete të arritura. Kryetari i Task-Forcës, me kërkesë të kryeministrit, raporton pranë kryeministrit edhe për çështje të veçanta.
25 Shkurt 2010