Rikthimi i princit
09/02/2005 Heroi shqiptar, si gjahu hollivudian
Jo vetëm Holllivudi ka hyrë në sfidën e filmave epikë, me heronj të lashtë e me famë. Në këtë tendencë po hyn dhe regjisori i ri italian Roberto Dde Feo, i cili është magjepsur pas princit shqiptar, Skëndërbeut. Dhe nuk ka pikën e mëdyshjes se ekranizimi i tij do t’i sjellë sukses. "Skënderbeu, rikthimi i princit", një film me metrazh të shkurtër prej 10 minutash, me shumë skena lufte dhe një buxhet prej 40.000 eurosh, me të cilin regjisori synon të arrijë Oskarin
Roberto De Feo, është emri i regjisorit të ri italian, që do të ekranizojë filmin me metrazh të shkurtër "Skënderbeu, rikthimi i heroit". Edhe pse është ende në fazën e gjetjes së aktorëve, regjisori e ka të qartë linjën që do të ndjekë filmi i tij. Është një film me metrazh të shkurtër me një buxhet kolosal.
"Të tregosh jetën e një heroi, i cili ka jetuar realisht në Shqipëri në vitet 1400, një histori që do të habiste dhe mrekullonte këdo. Dua që njerëzit ta shohin flamurin shqiptar dhe të mendojnë për gjestet dhe kurajon e këtij njeriu dhe të ushtrisë së tij. Do të mbyll paragjykimet mbi këtë popull", pohon regjisori italian De Feo, përsa i përket buxhetit, regjisori sqaron se kjo bëhet dhe për shkak të xhirimeve. "Pjesa më e madhe e xhirimeve do të bëhen në Itali, në Back lot Vicarello, e cila është pronë e Cinecitta Studios ku janë xhiruar dhe filma të mëdhenj amerikanë. Pikërisht aty do të rindërtojmë një betejë gjigande mes ushtrisë së sulltan Muratit II(në atë epokë më i pushtetshmi i botës) dhe ushtrisë së vogël të lirisë Shqiptare, të komanduar nga Gjergj Kastrioti, me qindra kalorës, harqe, shigjeta, shpata, helemeta, dama, kuaj dhe shumë e shumë të tjera. Duke konsideruar dhe faktin që do të xhirojmë me film, bëjini vetë llogaritë...". Edhe këtë herë ambiciet e regjisorit të ri shkojnë shumë më larg. Me dokumentarin e xhiruar në Shqipëri "Vlora ‘91" synonte të bëhej i njohur, me këtë projekt të ri, synon një producent, i cili do të vendosë nëse do të financojë një film me metrazh të gjatë, të bazuar në këtë histori dhe së dyti do të përpiqet të marrë pjesë në Oskar, në seksionin e filmave me metrazh të shkurtër. Një ëndërr në sirtat për De Feo, dhe një ngritje vlerash për shqiptarët. Regjisori aktualisht po merret me për-zgjedhjen e aktorëve. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse roli kryesor, pra ai i Skënderbeut do të jepet një aktori shqiptar. Regjisori ka patur kontakte të shumta me Shqipërinë. Pak kohë më parë ai bëri një vizitë dhe në Krujë, në përpjekje për të pasuruar me detaje filmin e tij për heroin e shqiptarëve.