E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini më 11 nëntor në Tiranë

 

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini do të vijë për një vizitë zyrtare më 11 nëntor në Tiranë. Ai ka pranuar ftesën e bërë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit disa muaj më parë dhe ndonëse kishte premtuar se do të vinte në Tiranë gjatë verës, vetëm tani ka vendosur zyrtarisht që të vizitojë sërish kryeqytetin shqiptar, për shkak të axhendës së tij të ngjeshur. Zyra për shtyp e FSHF-së ka bërë të ditur se Platini gjatë vizitës së tij në Tiranë pritet të takohet edhe me krerë të shtetit shqiptar. Kjo do të jetë hera e tretë që ish-ylli i futbollist francez vjen në Tiranë dhe e para për të si presidentit i UEFA-s. Platini ka marrëdhënie të mira me kreun e Federatës shqiptare, Dukën, madje miqësia e tyre është forcuar pasi kreu i FSHF-së i dha votën në zgjedhjet e vitit të kaluar për postin e kreut të UEFA-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›