Vjen Liverpuli, “blindohet” Torino
13/04/2005 Torino është kthyer në një “bunker” të vërtetë për ndeshjen e sotme kundër Liverpulit. Qëllimi është që të evitohen përplasjet midis dy tifozerive, që akoma nuk i kanë harruar ngjarjet e 20 viteve më parë, në stadiumin “Hejsel” të Brukselit, ku vdiqën 39 tifozë, shumica juventinë. Pikërisht tifozeria bardhezi do të jetë nën vëzhgim të veçantë, sepse tifozët ultras e kanë bërë të qartë që nuk e kanë harruar akoma tragjedinë e 20 viteve më parë dhe mbi të gjitha, nuk i kanë faluar akoma shkaktarët e asaj ngjarje. Alarmi ka plasur javën e kaluar, me rastin e ndeshjes së vajtjes kundër Liverpulit, ku tifozë juventinë kanë shpalosur shkrime “Liverpul, të urrej” dhe kanë sharë tifozët anglezë, ndërkohë që lufta ka vazhduar edhe në interenet. Për këtë arsye, forcat e rendit duan të evotijnë çdo kontakt të mundshëm midis dy tifozerive. Problemi nuk qëndron edhe aq brenda stadiumit, por jashtë tij, nëpër rrugët e qytetit, ku do të jenë rreth 2500 tifozë anglezë, tepër të vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Tensioni është ndjerë edhe në Angli, sepse rreth 1000 bileta kanë mbetur pa u shitur, me sa duket nga frika e trazirave në Torino.
Liga e Kampioneve / Çerekfinalet
Dje
Bajern Mynih – Çelsi 0-1
30’ Lusio (ag)
Inter – Milan 0-1
30’ Shevçenko
Sot
Juventus – Liverpul
PSV Eindhoven – Lion
Liga e Kampioneve / Çerekfinalet
Dje
Bajern Mynih – Çelsi 0-1
30’ Lusio (ag)
Inter – Milan 0-1
30’ Shevçenko
Sot
Juventus – Liverpul
PSV Eindhoven – Lion