E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po Matilda Makoçi për kë do të votojë? Po të dhunuarat e tjera të Edvinit?

Është e vështirë, që pas të gjitha historive të bëra mëse një herë publike, Edvin Rama të na shesë “puritanin”, apo “familjarin shembullor”. Për të bërë këtë, atij i duhet të ideojë e redaktojë intervista të tjera, bie fjala, me prindërit e Rudina Magjistarit apo Delina Ficos. Atij do t’i duhet të na “shokojë” ende me përgjigjet e mundshme të prindërve të partnereve të tij, se “ne kemi votuar dhe do të votojmë për Edi Ramën”, paçka se çfarë impresionesh të mundshme kanë këto femra e prindërit e tyre...

Edvin Rama që një “skandal seksual” në tentativë të një ish-ministri tentoi ta shfrytëzonte për të përmirësuar imazhin e tij të rënën në nivelin e shuallit të këpucëve, po vuan pasojat e këtij skenari të inspiruar prej atij vetë. Historitë e tij, me femra e meshkuj, i veshur apo lakuriq, kurrsesi nuk mund të zbehen, nga çfarëdo “filmi” me femra provokatore “të mbarsura” me kamera të fshehura, ndoshta edhe në “vend të lig” dhe që vetëm punë të ndershme nuk dinë të kërkojnë e të bëjnë.
Edvin Rama, i ndërgjegjshëm se një histori që u mbyll për 4 minuta pas publikimit të saj, po rreket pas harresës së kësaj “çudie”, të rregullojë “perfomancën e tij familjare”, e cila e mbushur me histori e skandale, për të keqen e tij, u rikthye sërish në kujtesën e gjithsecilit.
Një intervistë e së ëmës së Matilda Makoçit, “e plotësuar” edhe nga një prononcim i babait të aktores së mirënjohur (ish-bashkëshortja e Edvin Ramës), e dyshuar si e redaktuar në zyrat kryesocialistit apo kryebashkiakut të Tiranës, e botuar e copëzuar javën e kaluar dhe e paralajmëruar për ribotim sot, nuk ka si të mos ngjall dyshime se ajo ishte në funksion të tentativës së përmirësimit të imazhit. Ndërsa nga intervista, shkaqet “e kokëfortësisë” apo e “prirjeve të të dyve për vendimmarrje”,  nuk mjaftonin të besoheshin si shkaqe konkrete të një divorci mes ish-bashkëshortëve Edvin Rama dhe Matilda Makoçi, historia e vitit 2000 (“pas pritjes mjaft keq” që Matilda Makoçi i rezervoi Edvin Ramës), kur kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës i duhej familja si garniturë, e errësojnë edhe më shumë historinë e bashkëjetesës dhe divorcit.
Gjithsesi, ajo intervistë, e pati një “lajm”.
“Ne kemi votuar dhe do të votojmë për Edi Ramën”, thoshte në mbyllje të intervistës, ish-vjehrra e Edvin Ramës, nëna e aktores së mirënjohur Matilda Makoçi.
Kaq i duhej Edvin Ramës, për të tentuar të na “mbushë mendjen” se atë e do edhe ish-vjehrra...
Ndërsa historia e Edvin Ramës me Matilda Makoçin, është më e dhimbshmja për aktoren, që as intervista e së ëmës nuk e qartësonte “harresën” apo vetminë” e së bijës, histori të tjera me femra të tjera rëndojnë mbi ndërgjegjen e Edvin Ramës.
Është e vështirë, që post të gjitha historive të bëra më se një herë publike, Edvin Rama të na shesë “puritanin”, apo “familjarin shembullor”.
Për të bërë këtë, atij i duhet të ideojë e redaktojë intervista të tjera, bie fjala, me prindërit e Rudina Magjistarit apo Delina Ficos. Atij do t’i duhet të na “shokojë” ende me përgjigjet e mundshme të prindërve të Rudina Magjistarit e Delina Ficos, se, “ne kemi votuar dhe do të votojmë për Edi Ramën”, paçka se çfarë impresionesh të mundshme kanë këto femra e prindërit e tyre...
Ai Edvin Rama, mund të kandisë ndokënd t’i deklarojë votën (e kontrolluar) “pro” në ndonjë gazetë, por a do të mund të na kandisë të gjithëve ne, se Matilda Makoçi “ka votuar dhe do të votojë për Edi Ramën”.
Apo, apo më keq akoma, a do të jetë në gjendje Matilda Makoçi që ditën e zgjedhjeve, të shkojë të paktën deri te kutia e votimit...?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›