Po shiten katër hidrocentrale

Bëhet fjalë për hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, hapi sot garën, ndërsa pas katër ditësh do të bëhen publike kompanitë pjesëmarrëse. Krahas dhënies me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve të rinj, tashmë qeveria po nxjerr në shitje edhe hidrocentralet e ndërtuara në kohën e komunizmit.
“Për shkak të kompleksitetit të këtij procesi, që procedurat të mos ndikojnë tek njëra-tjeta, nuk do bëjmë publike emrat e kompanive ofertuese. Procesi do bëhet transparent në 14 shtator, në orën 09:00 për hecet Bistrica 1 dhe Bistrica 2, ndërsa në orën 14:00 do bëhen publike kompanitë për 2 hecet e tjera Ulza e Shkopeti. Unë nuk pranoj pyetje nga ju, që ju të mos spekuloni në lidhje me procesin”, tha sot zv/ministri i METE-s, Sokol Dervishaj.
Ai shtoi se privatizimi i Albpetrolit është një proces i hapur edhe transparent. Katër hidrocentralet do që merren nën zotërim nga privatët, prodhojnë rreth 406 milionë kilovat orë energji në vit, ose rreth 5.5 për qind të të gjithë prodhimit të energjisë në vend. Këto HEC-e i sjellin mesatarisht 6% të të gjithë të ardhurave Korporatës Energjetike Shqiptare. /Start/
2012-09-10 16:45