Statusi, Sequi: Pyesni politikanët tuaj

Ai zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë rozë.
"Duhet të pyesni klasën politike shqiptare nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat", tha Sequi shkurt për gazetarët pas përfundimit të takimit. Ai qëndroi rreth 30 minuta me liderin socialist, Rama, ku ka diskutuar për situatën politike në vend, si çështja e imunitetit, reforma parlamentare, reforma në drejtësi, etj, teksa pritet të dalë progres raporti nga ana e Komisionit Evropian.
Disa prej reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, mund të mbyllen brenda këtij muaji nëse ekziston vullneti i përbashkët i partive politike. Këtë e kanë theksuar edhe zyrtarët më të lartë evropian, të cilët kanë bërë apel për vijimin e dialogut dhe miratimin e reformave. /Start/
2012-09-10 11:06