“Po kërcënohet e drejta e kushtetuese për të votuar”
08/04/2009 Kryesocialisti në Priskë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi dje një takim me banorë të frashtit Priskë. Në bisedat e zhvilluara me banorët kreu socialist është njohur me dëshmi të familjeve me numër të madh pjesëtarësh të papunë apo në pension, të cilët e kanë fare të pamundur të pajisen me letërnjoftime. Dëshmitë e banorëve të fshatit Priskë, shumë pak kilometra larg kryeqytetit, flasin qartë për koston e lartë të këtyre letërnjoftimeve për ata që jetojnë në fshat apo që janë të papunë. Nga Priska, Rama ka bashkuar apelin me të gjithë banorët e saj për letërnjoftime falas për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të mos shkelet e drejta kushtetuese e askujt për të shprehur mendimin e tij me votë. “E drejta e votës nuk blihet, e drejta e votës është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë nga populli sovran dhe nuk mund ta shesë qeveria të drejtën siç shet një shërbim”, - deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.