Beqja: Spitalet vijojnë të jenë më të pasigurta
08/04/2009 Dita Botërore e Shëndetet
Nënsekretari për programin në Partinë Socialiste Ilir Beqja e cilësoi kritike situatën në të cilën ndodhen spitalet në vend. Sipas tij, në Ditën Botërore të Shëndetit Organizata Botërore e Shëndetësisë bën apel për spitale më të sigurt në raste urgjence. “Por Dita Botërore e Shëndetit e gjen shërbimin shëndetësor shqiptar e në veçanti shërbimin spitalor në një gjendje skandaloze.
Spitalet shqiptare vazhdojnë të mos kenë barna për situata normale. Në spitalet shqiptare nuk realizohen ekzaminimet, sepse mungojnë elementet bazë. Është e patolerueshme për qeverinë e Kryeministrit Berisha që edhe barnat do t’i furnizojë vetëm në muajin e fushatës elektorale”, - deklaroi dje Beqja gjatë një konference për shtyp në Ditën Botërore të Shëndetit. Për këtë arsye, sipas tij PS-ja në këtë ditë mbështet përpjekjet dhe angazhimin e bluzave të bardha, edhe pse ata janë braktisur nga politika e 18 vjetve dhe u është nëpërkëmbur dinjiteti profesional dhe njerëzor.