Tadic: E pranojmë EULEX në Kosovë, por me 3 kushte
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia mund te pranoje EULEX-in ne Kosovë, por vetem me tre kushte. Se pari sipas Tadic, vendimi per dislokimin e EULEX duhet të pranohet edhe nga Keshilli i Sigurimit te OKB.Së dyti duhet që EULEX të jetë neutral përsa i përket statusit të Kosovës.
BEOGRAD-Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia mund te pranoje EULEX-in ne Kosovë, por vetem me tre kushte. Se pari sipas Tadic, vendimi per dislokimin e EULEX duhet të pranohet edhe nga Keshilli i Sigurimit te OKB. Së dyti duhet që EULEX të jetë neutral përsa i përket statusit të Kosovës. dhe së treti nuk duhet që të zbatohet plani Ahtisari sipas Tadic, edhe pse misioni i BE është parashikuar pikërisht në planin e propozuar nga Nobelisti i fundit per paqen. Tadic shton se edhe deputetët evropianë nuk kanë pasur asnjë vërejtje per tre kerkesat serbe te permendura me siper. Madje pritet qe te arrihet shpejt nje kompromis per EULEX, në takimet mes Beogradit dhe Brukselit. Në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti", Tadic ka thënë se nuk eshte kundër pjesemarrjes se SHBA-ve në misionin EULEX, dhe as kunder pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Rusisë. Komentet e Tadic behen ne kohen kur perfaqesuesi nderkombetar civil ne Kosove, Piter Feith po pret miratimin e KS per te nisur punen e tij, e cila konsiston vetem ne zbatimin e planit Ahtisari.
(d.b/BalkanWeb)