Shkup, bllokohet heroina 700 mijë euroshe, në kufi me Greqinë
SHKUP- Një sasi heroine me vlerë 700 mijë euro është sekuestruar dje në Maqedoni, në qytetin Bogorodicë afër kufirit me Greqinë. Sipas policisë maqedonase, droga ishte paketuar në 69 pako dhe është gjetur e fshehur në një kamion që barte materiale ndërtimor nga Stambolli.
Sasia e lëndës narkotike u bllokua pas një kontrolli që policia maqedonase ushtroi mbi kamionin që vinte nga Turqia .
(s.g/BalkanWeb)