Poeti disident Havzi Nela, sot mbush 75 vjeç, me 19 vjet burg, 21 vjet i varur në litar, 5 vjet internim, 66 vjet jetim(!)
Nga Ramiz LUSHAJ*
Dita e mërkurë e 10 gushtit 1988 në qytetin e Kukësit ngjante me një shtet-rrethim: Postblloqe e patrulla me policë e civilë nëpër rrugë... Në mëngjes herët, sapo morëm gazetën lokale në shtypshkronjë, policia na ndaloi veturën në rrugë e pas formaliteteve të rastit, na drejtoi me gisht e mburrje mbi 300 metra më larg, për tek katër rrugët, te agjencia e udhëtarëve, vendi më i populluar i qytetit. Aty, pak orë më parë ishte kryer akti tragjik mesjetar i marrjes së frymës njerëzore nga terrori shtetëror komunist: Varja në trekëmbësh nazisto-komunist e poetit Havzi Nela, i vetmi poet i varur në Shqipëri dhe i fundmi ekzekutim komunist i një disidenti në të gjithë Europën Lindore.
Ende edhe sot më shfaqet ajo skenë tragjike: Mbi trekëmbësh qëndronte e varur një parullë e dizenjuar mjeshtërisht në karton: "Havzi Nela (me ngjyrë laramane) armik (me të zeza) i Partisë e Popullit (me të kuqe). Poshtë saj, si në gjallje, tundej e tundej me litar në qafë e trup në ajër poeti atdhetar. I kishte dy sytë të dalë e dukej sikur vështronte. Nga buzët kishte rrjedha gjaku të pandalur e dukej sikur fliste. Kishte një palë pantallona të përdorur me dok të hollë kinez. Këmisha e tij e hollë, e zbërthyer keqas, i valëvitej e valëvitej dhe gjoksi i dalë i jepte atë pamjen e martirit. Mbante, në atë çast, një opingë prej llastiku në këmbën e djathtë... Ekzekutorët e krimit me uniformë e civilë kujdeseshin për parullën e trekëmbëshin dhe, në etjen e tyre për gjak, talleshin me viktimën: me ngritje-ulje të litarit, shtrëngim të rripit të pantallonave, me njërën opingë luanin futboll...(!). Edhe të vdekur nuk e linte të qetë hakmarrja komuniste, urrejtja biologjike e patologjike e diktaturës enveriane kundër kundërshtarëve politikë...
Edhe javën tjetër, si zakonisht, shkova në Kukës. Qyteti ende kishte për kryefjalë poetin Havzi Nela. Si dy muaj më parë, në qershor, që përflitej pa pushim për qëndrimin e tij sfidant në gjyqin politik, përsëri, edhe në gusht, përflitej gjithandej në të gjitha variantet e dimensionet: Në mënyrë të organizuar e të detyruar institucione e ndërmarrje bënë "peligranazh politik tek vendvarja e disidentit, biles kishte dështuar edhe një grua shtatzënë nga skena makabre e nxënësit e shkollave tmerroheshin netëve prej imazhit të ekzekutimit barbar. Poeti, i mbetur jetim që fëmijë, i rritur, burrëruar e sfilitur për 20 vjet burgjeve e internimeve, me gruan e dënuar 10 vjet në burg e 5 vjet në internime, pa fëmijë, me pasuri të sekuestruar, kishte lënë amanet, kohë pas kohe, fletoret e çmuara me krijimtarinë e tij disidente, dhe, para dënimit çnjerëzor, edhe disa porosi, ku veçojë njërën prej tyre: "Kam 910 lekë e kërkoj tia jepni Nanës... Në orën 11.00 të asaj dite ia kishin prerë litarin në trekëmbësh e trupin e pajetë ia kanë hedhë në një makinë të pambulueme duke e shëtitur në mënyrë demonstrative nëpër qytet...
Edhe pak ditë, më 24 shkurt 2009, poeti disident feston 75 vjetorin e lindjes, por, edhe në vitet e demokracisë, ende po mbetet i varur në litar(!).
Ende litari i trekëndëshit skelik të terrorit komunist të 10 gushtit 1988 qëndron në tre këmbë të trekëndëshit të keqformësuar politik e diplomatik kundër ligjit të lustracionit.
Këmba e parë: e majta shqiptare në opozitë, që i bie daulles kundër ligjit të lustracionit.
Kuka e daulles është vet Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, djali i anëtarit të KQ të PPSH e nipi i Spiro Kolekës, anëtarit të Byrosë Politike të KQ të PPSH, të dy të akuzuar për firmëtarë të dënimeve të ashpra të luftës së klasave në Shqipëri.
I ati, Kristaq Rama, i zgjedhur edhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, më 2 gusht të vitit 1988, firmoi për varjen në litar të poetit disident Havzi Nela.
E jashtëzakonshmja për shqiptarët e ndërkombëtarët qëndron tek faktet: Një artist, Skulptor i Popullit firmon për marrjen e frymës në mënyrën më barbare një poeti (!). Artisti që gdhendte me daltë kryevepra monumentale si Monumenti Nënë Shqipëri firmos për një kryekrim duke e lënë një nënë kuksiane të moshuar pa djalin e saj të rritur jetim, të kallur në burgje e internime, që para varjes la një amanet: Kam 910 lekë e kërkoj tia jepni Nanës. E la vejushë gruan e poetit: pa fëmijë, pa shtëpi, pa katandi, e cila, deri më sot, apelon për ndëshkimin e kriminelëve vrastarë të burrit të saj. Ky artist i la dy vepra në Kukës, pranë e larg njëra tjetrës: Monumentin Shote Galica me vështrimin nga Kosova dhe Trekëmbëshin Havzi Nela, që u var që fliste për Demokracinë Amerikane, që hyjnizonte në vargje Kosovën Sovrane...
E jashtëzakonshmja e të jashtëzakonshmes qëndron tek fakti aktual: Sot, i biri, Edi Rama, merr shtysë e revansh kundër ligjit të lustracionit, duke ecur në të njëjtën linjë me të atin. Në vitin 1988 i ati firmoi nisur nga germat e Kushtetutës ideologjike të kohës për tia marrë frymën poetit demokrat Havzi Nela, ndërsa i biri i keqpërdorë germat e Kushtetutës kundër lustracionit për tia marrë frymën demokracisë.
Thupra e daulles është vetë Ramiz Alia, trashëgimtari politik i Enver Hoxhës, Sekretari i Parë i KQ të PPSH, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, udhëheqësi shpirtëror i të majtës komuniste, që më 2 gusht 1998, dekretoi varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, pavarësisht faktit se nga 15 antarë të presidiumit ishin vetëm 7 prej tyre, duke e llogaritur edhe një grua, Emine Gurin, që e dha votën për varje me telefon(!). Ky si ky, me të tillë terror komunist të vazhdimësisë enveriane donte të mbante karrigen e tij, rimori edhe një mandatim tjetër si kryetar i Këshillit Presidencial (22 shkurt-30 prill 1991) dhe postin si President i Republikës së Shqipërisë (1991-prill-1992).
Në vitin 1993 kam botuar shkrimin Krimineli Kleanthi Koci avokat i Ramiz Alisë. Në cilësimin kriminel kisha parasysh faktin se ishte kryetar i trupit gjykues në një nga krimet e komunizmit kundër të ashtuquajturit grup armiqësor i NB-Krumë, ku për mbi 30 kv kallinj misri të kalbur nga reshjet e gjata e që nuk u konsumua as nga bagëtitë u dënuan tre vetë me pushkatim: Hajdar Kastrati, Hysni Aliaj e Hamid Dida e disa të tjerë deri në 25 vjet burg me akuzën sabotim me mosveprim, akuzë që nuk e përmbante as legjislacioni shqiptar dhe as ai botëror. Ishte Kleanthi Koci nga Gjykata e Lartë, që jo vetëm orientoi hetimet e kësaj çështjeje të nisura me akuzën pakujdesi e shpërdorim detyre, por edhe e gjykoi këtë çështje duke dhënë dënime kapitale, pavarësisht se edhe me ligjet e kohës nuk mund të merrte pjesë në këtë gjykim. Në fillimet e demokracisë, Kleanthi Koci, jo vetëm u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë e anëtar i Këshillit Presidencial, por, pas fitores së demokracisë, ishte avokat i kriminelit Ramiz Alia, që është një nga autorët e Tragjedisë së Tivarit, ku u vranë 4,200 vetë, që ka dënuar me varje në litar edhe poetin disident Havzi Nela.
Edhe ky rast tregon se njerëz të drejtësisë në diktaturën komuniste, që kanë kryer krime të tilla, arrijnë në poste të larta të drejtësisë dhe bëhen avokatë të krimeve të së shkuarës komuniste e të kriminelëve të diktaturës.
E njëjta histori përsëritet tani me daullen e sulmit, me kukën e Edi Ramës e thuprën e Ramiz Alisë, edhe kundër ligjit të lustracionit. Ish-Kryetari i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiu, në vitin 1988, ka dënuar me varje në litar poetin disident Havzi Nela. Në vitet e demokracisë u zgjodh në dy mandate Kryetar i Gjykatës Kushtetuese e tani është anëtar i saj.
Çështja shtrohet hapur: A ka forcë morali e arsyetim juridik Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ligjin e lustracionit, nisur edhe nga ky precedentë apo të tjerë që ka në radhët e saj(!). A mundet që përsëri, edhe pas 20 vjetësh, anëtari i Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiu, prapë ta mbajnë të varur Havzi Nelën në 75 vjetorin e lindjes së disidentit (!).
Çështja duhet shtruar edhe ashtu sic shfaqet: Kujt, qoftë nga e majta apo nga ndërkombëtarët, iu intereson mbajtja e këtyre pengjeve në kupolat e larta të shtetit shqiptar, si në Parlament, në Gjykatën Kushtet