E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja kërkon më shumë mbështetje nga liderët europiane

MADRID - Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoi ka kërkuar më shumë mbështetje nga liderët europiane, duke i nxitur ata që mos marrin nëpër gojë problemet financiare të Spanjës.

Vërejtjet e tij erdhën pas raportimeve se kryeministri italian kishte fajësuar Spanjën për borxhet e saj, si shkaktare për tensionet në tregjet europiane. Rahoi nënvizoi se qeveria e tij po bënte detyrën ashtu siç duhej, duke prezantuar një varg reformash të cilat sidoqoftë nuk ishin vlerësuar siç duhet nga investitorët.

Kryeministri italian Mario Monti akuzoi pak ditë më parë Madridin se nuk po zbatonte me ritmet e duhura masat financiare për reduktimin e deficitit buxhetor.

Spanja nga ana e saj ka bërë të ditur se është e aftë të vendosë rregull në shtëpinë e saj dhe madje është e përgatitur për të bërë shkurtimet e nevojshme në buxhetin e shëndetësisë dhe arsimit, megjithatë Madridi këmbëngul për më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›